Në kuadër të procesit të Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Sarandë, bazuar në pikën 2 të nenit 26 të Ligjit Nr.107, datë 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, dhe Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 07, dt. 27.02. 2020 , “Mbi miratimin e nismës për rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor”, Bashkia Sarandë fton qytetarët dhe grupet e interesit në dëgjesën publike për t’u njohur dhe diskutuar në lidhje me këtë proces.
Për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 , dëgjesa do të zhvillohet në përputhje të plotë me masat dhe rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, ditën e Premte datë 04.12.2020 ora 14:00 në ambjentet e Hotel Grand, Sarandë.