Gëzuar Festën e Flamurit tonë Kombëtar!

Dita e shpalljes së Pavarësisë, që përkujtohet çdo 28 Nëntor, na nxit të meditojmë për fatet historike të Kombit shqiptar, me të cilat lidhen në mënyrë të pazgjidhshme edhe fatet e çdo shqiptari e për vlerat që përmban e rrezaton Flamuri Shqiptar.

Kujtimi, që sot na çon në 28 Nëntorin e 1912-tës, na sjell në mendje e në zemër edhe rrugën e përshkuar gjatë viteve e shekujve nga ata shqiptarë, që pa asnjë dallim dhe me përkushtim e bindje, punuan, dhe flijuar gjithçka, madje edhe jetën për Atë Ditë e për vlerat e patjetërsueshme që simbolizon Flamuri Kuq e Zi. 

Mbledhja e Këshillit Bashkiak për miratimin e Paketës Fiskale 2021

U zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak për miratimin e Paketës Fiskale 2021.

Reflektimi i përvojave më të mira të vitit 2020, adresimi i opinioneve, sugjerimeve dhe propozimeve të marra nga dëgjesat publike dhe angazhimi i profesionistëve të fushës, do ta bëjnë me efikase, më të dobishme dhe me produktive këtë paketë.

Për vitin 2021:

Asnjë taksë apo tarifë e rritur✅
Asnjë barrë fiskale shtësë për rreth 18.000 familje dhe 3.400 biznese, objekt i taksës së ndërtimit dhe tarifave të shërbimit (pastrim, ndriçim, gjelbërim), duke realizuar një premtim të mbajtur✅

Asnjë rritje:
🟢Në tarifat e shërbimit publik.
🟢Në taksën e ndërtesës.
🟢Në taksën e tokës bujqësore
🟢Në taksën e truallit.
🟢Në taksën e ndikimit në infrastrukturë.
🟢Në taksën mbi kalimin e të drejtës së pronësisë.
🟢Në taksën e tabelës.

Lehtësi fiskale për 2021:

🟢Ulet tarifa e parkimit të rezervuar
🔵Në zonën A
Nga 60.000 lekë në 40.000 lekë në vit.
🔵Në zonën B
Nga 35.000 lekë në 30.000 lekë në vit.

🟢Hiqet tarifa e fjetjes në konviktin e shkollës “Antoni Athanas” nga 18.000 lekë që ishte në paketën fiskale për vitin 2020.
🟢Hiqet tarifa për dhënie “Deklaratë pastërtie” nga 5.000 lekë që ishte në paketën fiskale për vitin 2020.
🟢Hiqet Tatimi i Thjeshtuar i Fitimit për subjektet e biznesit të vogël me xhiro deri në 8 milionë lekë.
🟢Përmirësohet kuadri ligjor në tarifat e përdorimit të ambienteve sportive në territorin e Bashkisë.
🟢Për vitin 2021 qëndrojnë në fuqi të gjitha propozimet për uljen e taksave nga Këshilli Bashkiak, si lehtësim për bizneset nga situata e pandemisë.
Paketë që i shërben plotësisht realizimit të të ardhurave për 2021 dhe nuk rrit barrën fiskale për qytetarët dhe biznesin✅

16 Ditët e aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë gjinore

16 Ditët e aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë gjinore, është një Fushatë Globale që organizohet çdo vit.
Fushata fillon në 25 Nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj vajzave e grave dhe përfundon në 10 Dhjetor, në Ditën e të Drejtave të njeriut.
Bashkia Sarandë gjatë ditëve të aktivizmit organizon konkursin e pikturës dhe eseve për nxënësit e të gjitha moshave!
Të gjitha krijimet artistike do të postohen në faqen zyrtare të Bashkisë Sarandë në Facebook.
Konkursi është i hapur nga data 25 Nëntor 2020 deri më datë 9 Dhjetor 2020!
Fituesit do të shpallen me datë 10 Dhjetor 2020.
Sesioni 1 KONKURS I PIKTURËS
Në këtë sesion nxënësit mund të marrin pjesë me krijime artistike në pikturë, vizatim, kolazhe, etj.
Sesioni 2 KONKURSI I ESES
Në këtë sesion nxënësit mund të marrin pjesë me ese.

Do të ketë 3 çmime fituese, për çdo sesion ku secili prej tyre do të jetë:
-Ҫmimi i publikut! (në bazë të pëlqimeve (like) për secilin krijim, ne faqen zyrtare të Facebook Bashkia Sarande).
-Ҫmimi “Bashkia Sarandë”.
-Ҫmimi i jurisë profesioniste.

Të gjithë fituesit do të priten me datë 10 Dhjetor 2020 nga Kryetari i Bashkisë së Sarandës për të tërhequr çmimet përkatëse.