Mjediset e Galerisë “Art-Saranda” viti 2021 i ka gjetur “të veshura” me krijime të një ekspozite të re. Nga fondi i saj i pasuruar vit pas viti, në një dekadë të plotë, janë përzgjedhur 73 punë, për të performuar ekspozitën “Rrugëtim 2021”. U desh që të përzgjidhej mes 2500 punëve dhe 500 autorëve, që të ndërtohej ekspozita më e re, e para për vitin 2021, me punë të frymëzuara dhe përfaqësuese.
Duke qenë se 2021 shenjon vitin e 100-vjetorit të Bashkisë së Sarandës, tematika e veprave të ekspozitës “Rrugëtim 2021”,  është kryesisht nga memorja e veprimtarive të pushtetit vendor në vite.