Shërbimet Sociale Bethany në bashkëpunim me Save the Children dhe Bashkinë Sarandë në kuadër të projektit ” Zhvillimi i Mbrojtjes dhe Kujdesit të Fëmijëve në Shqipëri” zhvilluan sot aktivitetin informues “Çdo fëmijë në familje”.
Aktiviteti pati si qëllim ndërgjegjësimin dhe informimin qytetar rreth shërbimit kaq të rëndësishëm për fëmijët pa kujdes prindëror.
Shërbimi i Kujdestarisë ka për qëllim parandalimin e institucionalizimit dhe de-institucionalizimin e fëmijëve nga institucionet rezidenciale dhe vendosjen e tyre për një periudhë të përkohshme në familje kujdestare ku i ofrohet një ambjent familjar i sigurtë, i ngrohtë dhe i dashur.
Duke u bërë pjesë e shërbimit të kujdestarisë ju mund të ndryshoni të ardhmen e një fëmije !
Dëgjesa Publike me fermerë dhe banorë të Metoqit,Shelegarit e Çukës për të diskutuar nga afër mbi Projekt-Buxhetin dhe investimet publike për 2021 në këto zona.
Këngëtaria e vogël dhe mjaft të talentuar Leonora Sinoimeri, u kthye me Çmimin e 3-të nga Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Durrës,duke e përfaqësuar denjësisht Sarandën.