Raporti përmbledhës mbi pyetësorin e konsumit të përditshëm (shkarko ketu)
Raporti përmbledhës mbi pyetësorin e konsumit të përditshëm (shkarko ketu)
THIRRJE PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR PARAQITJEN E PROJEKT-PROPOZIMEVE NË KUADRIN E ZHVILLIMIT DHE MBËSHTETJEN E AKTIVITETEVE SPORTIVE
Bashkia Sarandë me qëllim forcimin e partneritetit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile me pushtetit vendor dhe me qëllim mbështetjen e zhvillimit të disiplinave sportive në territorin e Bashkisë Sarandë , fton të gjitha Shoqatat Sportive të interesuara të dorëzojnë projekt-propozime, të cilat duhet të adresojnë prioritetet strategjike të Bashkisë Sarandë në mbështetje dhe zhvillim të disiplinave sportive në fushën e futbollit:
Totali i fondit të Bashkisë për këtë thirje është në 24.000.000 (njëzet e katër milion lekë) ALL.
Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projektpropozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara.
Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën Janar 2025 në Dhjetor 2025.
PËRMBUSHJA E KRITEREVE:
Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur dhe e barabartë për të gjitha organizatat e regjistruara (shoqatë/organizatë apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm për kushtet e aplikimit dhe kriteret e financimit të projekteve tek Udhëzuesi për aplikantët, që është pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.
DOKUMENTACIONI :
Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Sarandë do të jetë i disponueshëm nga data 08.01.2025, pasi dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën bashkiasarande@yahoo.com ku duhet të citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur në person në zyrën e protokollit të Bashkisë Sarandë. I gjithë informacioni i nevojshëm, si dhe një version elektronik i të gjithë paketës së aplikimit, mund ta gjeni gjithashtu në faqen zyrtare të internetit të bashkisë. Kërkesat për sqarime në lidhje me thirrjet publike mund të bëhen në adresën e e-mailit bashkiasarande@yahoo.com, duke specifikuar numrin e referencës së thirrjes publike. Kërkesa për sqarime mund të bëhen deri në: ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda tri ditësh pune nga data e marrjes së kërkesës përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet do t’u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm, ose do të botohen në faqen e internetit të bashkisë.
DORËZIMI I APLIKIMEVE:
Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentacionin e plotësuar) duhen dorëzuar në tri (3) kopje, një formular i printuar dhe një kopje elektronike (në CD ose USB), në zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, dërgohen me postë rekomande ose dorazi gjatë ditëve të punës (e hënë – e premte), nga ora 08:00 në 15:00 në adresën e mëposhtme:
Bashkia Sarandë: Rruga Abedin Dino nr.11 Sarandë
Kopja elektronike duhet të përmbajë patjetër të paktën dokumentet e projektit (projekt-propozimin, buxhetin e ndarë në zërat përkatës, kornizën logjike, si dhe planin e veprimtarive dhe të dukshmërisë).
Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 24.01.2025.
Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të merren në konsideratëvetëm nëse vula postare tregon se data e dërgimit ka qenë para afatit zyrtar të dorëzimit.
Mbi zarf duhet të jetë shkruar titulli i thirrjes për projekt-propozime, emri i plotë dhe adresa e aplikantit, emri i plotë i projektit dhe shënimi “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare”.
Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditësh nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet botohen në faqen e internetit të bashkisë dhe në tabelën e njoftimeve të bashkisë.
THIRRJE PUBLIKE PËR PJESËMARRJE TË SHOQËRISË CIVILE NË KOMISIONIN E VLERËSIMIT TË APLIKIMEVE TË ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE (OSHC) NË KUADËR TË MBËSHTETJES SË PROJEKTEVE NË FUSHËN E SPORTIT
Bashkia Sarandë , në zbatim të Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar, neni 25 “Funksionet e bashkisë në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese” pika 44 është përgjegjëse për “Organizimin e aktiviteteve sportive, çlodhëse e argëtuese, zhvillimin dhe asministrimin e institucioneve e të objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve “ duke mbështetur zhvillimin e sportit.
Bashkia Sarandë do të mbështesë zhvillimin e sportit duke financuar sipas planifikimit buxhetor miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak Sarandë nr. 73 datë 23.12.2024 “Për miratimin e Buxhetin e Bashkisë Sarandë për Vitin 2025” , nëpërmjet Metodologjisë LOD.
Bashkia Sarandë do të hap thirrjen për organizatat e shoqërisë civile për të dorëzuar projektet propozimet e tyre dhe me qëllim vlerësimin e projekteve të propozuara nga OShC-të, ngrihet një komision vlerësimi, ku ka edhe një përfaqësues të OshC-ve.
Për sa më sipër, dhe për të siguruar një proces transparent dhe të hapur të përzgjedhjes së projekteve të OShC-ve, Bashkia Sarande shpall Thirrjen Publike për praninë e një përfaqësuesi të OShC-ve në Komisionet e Vlerësimit të aplikimeve të OShC-ve në Bashkinë Sarande.
Pas dorëzimit të aplikimeve nga OshC-të, procesi vlerësimit pritet të mbahet në muajin Janar 2025. Përfaqësuesi i OShC-së në Komisionin e Vlerësimit do të ketë këto detyra dhe përgjegjësi:
Të interesuarit për të qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit duhet të jenë anëtarë të OShC-ve të themeluara/regjistruara në Shqipëri dhe duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim në adresën bashkiasarande@yahoo.com:
Përfaqësuesi i OShC-s duhet të jetë i gatshëm të punoj pa pagesë. Përfaqësuesi i OSHC-së duhet të jetë i disponueshëm për angazhimin në Komision e Vlerësimit (një ose dy ditë) gjatë periudhës së vlerësimit të projekteve.
OShC-të nga e cila kandidati i përzgjedhur për Komisionin e Vlerësimit është anëtar dhe/ose punonjës NUK do kenë të drejtë të aplikojnë (as si aplikues kryesor as si OSHC partnere) në thirrjet publike për dorëzimin e projekt propozimeve të OSHC-ve në kuadër të thirjes per projekt propozime në fushën e sportit.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është data 13.01.2025 ora 16:00.
Për informacion të mëtejshëm, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në adresën: bashkiasarande@yahoo.com .