DITA NDERKOMBETARE E KONSUMATORIT 15 MARS BROSHURA EDUKATIVE MBI TE DREJTAT THEMELORE

Në vijim të aktiviteteve të planifikuara për Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, që shënohet më 15 Mars, Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit ka përgatitur një broshurë informuese edukuese për të drejtat themelore të konsumatorit konform ligjit 9902/17.04.2008(i ndryshuar).
Ky material synon të informojë fëmijët dhe të rinjtë mbi të drejtat e tyre si konsumatorë dhe rëndësinë e zgjedhjeve të ndërgjegjshme në konsum. Njohim të drejtat tona, bëjmë zgjedhje të zgjuara! Për një bashkëjetesë me ekuiliber.

Bashkëlidhur dhe materiali informues! (Kliko për dokumentin)

  • Skano QR Code

City Lights

Bashkia Sarandë me qëllim përdorimin dhe menaxhimin më të mirë hapësirës publike në zbatim të Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.19 datë 29.03.2024 “Për miratimin e rregullores për shfrytëzimin e hapësirës publike të Bashkisë Sarandë” ,  neni 65 pika 8 ka miratuar me Urdher të Kryetarit të Bashkisë vendndodhjet e destinuara për reklamim nëpërmjet të ekraneve të ndriçuar (city lights), tabelat reklamuese led.

Subjektet e interesuara mund të drejtohen Zyrës së Shërbimit me Qytetarët për informacion të detajuar për mënyrën e aplikimit , kushtet dhe kriteret për zhvillimit e kësaj veprimtarie.

 

NJOFTIM PER MBLEDHJEN E KESHILLIT BASHKIAK DATE 28.02.2025

NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 28.02.2025 ora 14:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

  1. P/vendim “Për deklarimin e mbarimit para afatit të mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak”
  2. P/vendim “ Miratim i korrigjimit të gabimeve materiale”.
  3. P/vendim “Për dhënien e mandatit të anëtarit  të Këshillit  Bashkiak”
  4. P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Janar 2025”.
  5. P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Janar 2025”.
  6. P/vendim “Për miratimin e ndihmës financiare për shtetasin Athina Mako”.
  7. Informacion në lidhje me procesin e inventarizimit të pronave të Bashkisë, dhe informacion mbi Eco Campusin.
  8. Raport mbi ecurinë e investimeve të vitit 2024.

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Shkurt, ora 10:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Shkurt, ora 11:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Shkurt, ora 11:00 .
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Shkurt, ora 12:00.  

     

KRYETAR

ASAF   STROKA