NJOFTIM PËR MARRJEN ME QIRA TË AMBJENTEVE NGA TË TRETËT PËR NEVOJA TË AKTIVITETIT AMBULATOR , TREG I PALËVIZSHËM TË FRUTA PERIMEVE

NJOFTIM

PËR MARRJEN ME QIRA TË AMBJENTEVE NGA TË TRETËT PËR NEVOJA TË AKTIVITETIT AMBULATOR , TREG I PALËVIZSHËM TË FRUTA PERIMEVE

 

 

Bashkia Sarandë njofton se kërkon të marrë më qira ambjente për ushtrimin e të aktivitetit ambulator , treg i palëvizshëm të fruta perimeve, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:

 

I. Kriteret specifike të ambjenteve objekt qiramarrje:

  • Ambjent për zyra me sipërfaqe totale jo më pak se 400 m2 dhe jo me shume se 500 m2, ku duhet të përfshijë ambjent të mjaftueshëm për mirëfunksionimin e aktivitetit.
  • Ambjentet duhet të kenë furnizim me ujë dhe energji elektrike 24/7 dhe të jene të pajisura me matës të dedikuar të ujit të dhe energjisë elektrike.
  • Statusi juridik i pronës që do të merret me qera duhet të jetë në pronësi të ( Pasuria duhet të jetë i hipotekuar dhe të ketë gentplan).
  • Vendndodhja e ambjenteve duhet të jetë në qytetin e Sarandës dhe sa më pranë qendrës së qytetit, për të siguruar një bashkëveprim dhe komunikim efektiv ndërmjet zyrës vendore dhe qytetarëve të interesuar për shërbimet e ofruar nga kjo zyrë.
  • Ambjenti duhet të ketë mundësi ajrimi si dhe kushte higjeno – sanitare të mira, duke ofruar në tërësinë e tij imazhin e një zyre shërbimi funksionale dhe në shërbim të qytetarëve.
  • Pagesa e qirasë do të bëhet çdo muaj në llogarinë në lekë të qiradhënësit, brenda ditës që palët do të bien dakort në kontratën më shkrim, kundrejt faturës tatimore elektronike për subjektet tregtare.
  • Në rast se qiradhënësi është individ dhe nuk mund të lëshojë faturë tatimore, pagesa e detyrimeve do të kryhet nga Bashkia Sarandë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi për taksat dhe tatimet dhe shuma e detyrimeve do ti zbritet qiradhënsit nga vlera e qirasë.
  • Afati kontratës së qirasë duhet të jetë nga momenti i lidhjes së kontratës deri në një afat maksimal 2 ( dy) vjet.
  • Detyrimet që lindin nga përdorimi i energjisë elektrike, ujit dhe internentit gjatë periudhës së vlefshmërisë së Kontratës së qirasë do të përmbushen nga Bashkia Sarandë.
  • Çmimi i ofruar nga Ofertuesi/Qiradhënësi duhet të përcaktoje (oferta ekonomike) vlerën mujore të qirasë për një muaj, duke përfshirë të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit të fuqi;
  • Qiradhënësi qoftë idivid apo tregtar duhet të garantojë se objekti i marrë me qera nuk ka asnjë detyrim ndaj OSHEE-së apo Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë.
  • Qiradhënësi duhet të dorëzojë ofertën brenda 3 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit për shprehje interesi.
  • Oferta duhet të perzgjidhet, pas plotësimit të kritereve ligjore dhe kërkesave kualifikuese të përcaktuara në njoftimin për marrjen e ambjenteve me qera, bazuar në çmimin më të ulët të ofruar nga të interesuarit/ofertuesit.

 

II- Kriteret ligjore që duhet të plotësojnë ofertuesit qoftë individë, agjenci imobilare apo shoqëri tregtare që disponjonë ambjente per ti ofruar me qira, janë:

  • Të jenë titullarë të ligjshëm të pronës të vërtetuar me çertifikatë pronësie, lëshuar nga ASHK-ja, shoqëruar me kartelën e pasurisë, hartën treguese të pronës dhe Gent –planin.
  • Vërtetim nga OSHEE -ja që nuk ka detyrime ligjore të pashlyera dhe kopje të kontratës së furnizimit të energjisë elektrike.
  • Vërtetim nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë -ja që nuk ka detyrime të pashlyera dhe kopje të kontratës së furnizimit nga Ujësjellës Kanalizime.
  • Vërtetim që ofertuesi nuk është në ndjekje penale apo proces gjyqësor.
  • Nëse është tregtar/shoqëri tregtare duhet të paraqesë edhe:
    • NIPT/NUIS, çertifikata e regjistrimti dhe ekstrakt historik i regjistrimit të subjektit që vërteton se ka status aktiv.
    • Vërtetim nga tatim taksat që nuk ka detyrime të
    • Vërtetim që nuk ka sigurime shoqërore të pashlyera nga e-
    • Vëretim nga institucionet përkatëse që subjekti apo përfaqësuesi ligjor i tij nuk është në ndjekje penale si dhe nuk është në process gjyqësor në lidhje me aktivitetin.
  • Vetëdeklarim për plotësimin e të gjitha kritereve ligjore dhe kërkesave specifike të ambjenteve që kërkohen.
  • Ofertën më shkrim të çmimit të qirasë së ambjenteve në muaj, të nënshkruar nga
  • Oferta fituese do të jetë oferta oferta e cila, në bazë kritereve dhe kërkesave të përcaktuara në “Njoftimin për Publikim”, plotëson kërkesat e Autoritetit Kontraktor për objektin e kontratës së qiramarrjes me cmimin më të ulët, ose oferta ekonomikisht më e favorshme, bazuar në kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në “Njoftimin për Publikim”  nga Autoriteti Kontraktor për objektin e kontratës së qiramarrjes, të shpallur pranë stendave të institucionit të Bashkisë Sarandë.
  • Përshkrim i gjendjes së ambjenteve dhe Përshkrim i gjendjes së paisjeve të tij, nëse ka brenda ambjenteve objekt i qiradhënies;
  • Fotokopje e kartës së identitetit të ofertuesit qiradhënës në rastin e individëve
  • Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose fotokoje të noterizuara të tyre. Rastet e mosdorëzimit të një dokumenti, ose dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për

III-  Dorëzimi i dokumentave dhe ofertës ekonomike duhet të bëhet brenda datës 12.05.2025  ora 16.00 pranë Bashkisë Sarandë , e cila rezervon të drejtën e verifikimit të vend të ambjenteve dhe paraqitjes së një vlerësimi për ambjentet.

 

– Per cdo komunikim apo sqarim, ofertuesit mund te shkruajne ne adresen elektronike bashkiasarande@yahoo.com.

NJOFTIM PER MBLEDHJEN E KESHILLIT BASHKIAK DATE 30.04.2025

NJOFTIM

Ju njoftojmë se ditën e mërkurë më datë 30.04.2025 ora 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

1. P/vendim “Për dhënien e mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak”
2. P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin Mars 2025”.
3. P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Mars 2025”.
4. P/vendim “Për miratimin e shtetasve L.Sh, S.S dhe E.K për t’u trajtuar në qendrën polivalente ditore të të moshuarve “Feti Rugji” Sarandë”.
5. P/vendim “Për miratimin e listës përfundimtare të familjeve që do të përfitojnë nga programi i strehimit banesave me kosto të ulët subvensionimit të interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti për vitin 2025 “.
6. P/vendim “Për miratimin e listës së familjeve përfituese nga programi i strehimit “subvencionimit të qirasë në tregun e lirë dhe masës mujore të pagesës për vitin 2025”.
7. P/vendim “Për miratimin e draft marrëveshjes së binjakëzimit ndërmjet Bashkisë Sarandë, Shqipëri dhe Bashkisë së Mentonit, Francë”.
8. P/vendim “Për miratimin e draft marrëveshjes së partneritetit për projektin climate (klimatike)”.
9. P/vendim “Për miratimin e draft marrëveshjes së partneritetit për projektin “women on board (gratë në bord)”.
10. P/vendim “Miratim i korrigjimit të gabimeve materiale”.
11. Raport mbi situatën mjedisore, administrimin e pyjeve dhe kullotave dhe mbrojtja nga zjarri.

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Prill, ora 10:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Prill, ora 12:00.
  • Komisioni i arsimit, kulturës, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Prill, ora 10:00.
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Prill, ora 12:00.
  • Komisioni i shëndetësisë, veterinarisë e mjedisit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Prill, ora 13:00.

 

KRYETARI
ASAF STROKA

THIRRJEN E KATËRT PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR 2 (ReLOaD2)

BASHKIA SARANDË NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD2 SHPALL:

 

 

Gjithë organizatat e Shoqërisë Civile pas përfundimit të procesit të vlerësimit të projekt-propozimeve të paraqitura në kuadër të thirrjes së fundit të iniciativës ReLOaD2, projekti i paraqitur nga Strehëza Edlira Haxhiymeri dhe Klubi Soroptimist janë përzgjedhur për financim.

 

Falenderojmë për pjesëmarrjen dhe për cilësinë e lartë të propozimeve të dorëzuar.

PËR CAKTIMIN E VENDEVE TË LEJUARA PËR AFISHIMIN E MATERIALEVE PROPAGANDISTIKE E EDUKUESE GJATË FUSHATËS ZGJEDHORE PËR ZGJEDHJET VENDORE 11 MAJ 2025

Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, z. Oltion Çaçi, dhe bazuar në Ligjin nr. 44/2015, Ligjin nr. 139/2015, Ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, neni 79, si dhe Udhëzimin nr. 6, datë 23.03.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, përcaktohet sa vijon:

 

1. Caktimim e vendeve publike ne territorin e Bashkisë Sarande per afishimin e materialeve propagantistike të fushatës elektorale nga Partite Politike e Subjektet zgjedhore, me perbërjen si më poshtë:

 

  • Ne krahun e djathtë te segmentit te rrugës hyrëse të qytetit 100 m nga rrethrrotullimi ku ndahet rruga Vlorë dhe Gjirokastër në kufirin midis fshatrave Metoq dhe Gjashtë.
  • Në krahun e djathte te segmentit te rrugës hyrëse të qytetit 50 m pas portës hyrëse të subjektit “Hasani” sh.p.k .
  • Ne pjesën e murit anësor mbajtës ne hyrje te rrugës Onhezmi në nje distancë prej 20 m.
  • Në krahun e djathtë te rrugës “Gjergi Araniti dhe Janaq Kumi” ( Rruga e pestë) nga kryqezimi i rrugës “Adem Sheme” deri në hyrjen e Portës së Marinës.
  • Në pjesë anësore të strukturave të ngritura në sheshin “Kosova” dhe në kryqëzimin e rrugës të Butrinit me rrugën 40 Shënjtorët.
  • Sheshi “Miqësia” prane Postës Shgiptare , Njësia Administrative Ksamil.