VEPRIMTARI REFERUAR TRASHËGIMISË KULTURORE

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria e Turizmit e Bashkisë Sarandë, në bashkëpunim me Sektorin Sarandë të DRTK Vlorë dhe Zyrën Vendore Arsimore Sarandë, realizuan një aktivitet me fokus monumentet e kulturës. Një ekspozitë me titull “Monumentet e Kulturës, destinacione turistike” u vendos në sheshin “Nënë Tereza” të qytetit. Përmes programit “Edukimi përmes kulturës”, nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, u bënë pjesë interaktive e saj. Kjo ekspozitë tërhoqi vëmendjen edhe të qytetarëve dhe turistëve të huaj. Gjithashtu, me nxënësit e shkollave dhe me fëmijët e Qendrës për Zhvillim dhe Forcimin e Familjes, u organizuan veprimtari dedikuar trashëgimisë kulturore e asaj materiale. Disa grupe prej tyre u bënë vizitorë të lokalit “Oda e Babës” në Sarandë, ku arredimi është bërë tërësisht referuar trashëgimisë dhe ku elementet dhe objektet e traditës zenë një vend të dukshëm.

 

KRYETARI GURMA NDERON KUTIMIN E TË RËNËVE ITALIANË NË GJIRIN E MARINËS

Së bashku me zëvenfësambasadorin d Italisë në Tiranë, Luigi Mattirolo,me autoritete lokale, me zyrtarë të përfaqësisë diplomatike të Italisë, si dhe në prani të qytetarëve shqiptarë dhe atyre italianë rezidentë në Sarandë, Kryrtari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma nderoi kujtimin e të rënëve të divizionit “Perugia”, të martirizuar 79 vite më parë. Në kujtim e nderim të tyre, në bazën detare të Marinës në Limjon, është vendosur një pllakë memoriale kushtuar kësaj ngjarjeje. Pranë saj u vendosën kurora me lule. Realiteti i sotëm i marrëdhënieve shumë miqësore mes Shqiperisë dhe Italisë, flet shumë për një miqësi të prejardhur nga vitet e luftës, që i shërben sot paqes dhe integrimit tonë në familjen europiane.

 

NDEROHET ALUSH ÇUKARI, ATLETI SARANDIOT I ECJES MË KËMBË

Atleti sarandiot Alush Çukari, bërë i njohur së fundmi me ecjen më këmbë në itinerarin Sarandë-Tiranë e kthim, është pritur dhe nderuar me një ceremoni e organizuar përpara Bashkisë së Sarandës. Atleti “maratonomak” është pritur me duartrokitje e brohoritje nga nxënës shkollash, mësues, familjarë dhe qytetarë të Sarandës, në shenjë admirimi dhe mbështetjeje për pjesëmarrësin e vendosur për vrapime në distanca të gjata, pavarësisht moshës së tij 55-vjeçare. Në emër të nxënësve sportistë iu dhurua një buqetë me lule të freskëta, ndërsa iu vendos medaljoni “Vrapo & Jeto”, me logon e Bashkisë Sarandë. Drejtori i Kkubit Shumësportesh, Fuat Karalli prezantoi para të pranishmëve profilin e atletit Alush Çukari, duke veçuar vullnetin e tij të hekurt dhe stërvitjen sistematike individuale, duke sfiduar moshën. “Është krenari të promovosh shembuj të tillë, që i bëjnë nder e i japin emër Sarandës në shkallë vendi dhe që janë modeli më i mirë, për t’u ndjekur nga të rinjtë”, tha ndër të tjera në fjalën e vet Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma. Ai i dorëzoi atletit Alush Çukari Çertifikatën e Mirënjohjes stampuar në metal, ku shkruhej motivacionn: “Mirënjohje për cilësitë sportive, për vullnetin e hekurt dhe që i jep nder e emër fanelës me logon e Bashkisë së Sarandës”. Në ceremoninë nderuese të atletit Alush Çukari u përcoll mesazhi se mbështetja dhe nxitja e rezultateve të larta është detyrim i qeverisjes vendore dhe se ata do jenë përherë e më të vlerësuar e nderuar, nga çdo fushë e sportit, që vijnë.

 

VLERËSIM DHE NDERIM PËR “BREZIN E PARË” TË UDHËRRËFYESVE TURISTIKË

Për herë të parë ndodh që, fokusi i Bashkisë Sarandë, bëhen udhërrëfyesit turistikë të brezit që ka vënë gurin e themelit në prezantimin me dashuri e pasion të aseteve të qytetit të turizmit e më gjerë. Rreth 20 profesionistë, guidues të grupeve turistike prej dekadash më parë e në vijim, janë vënë në qendër të aktivitetit të organizuar në kuadër të 27 shtatorit, Ditës Botërore të Turizmit. Pasi janë mirëseardhur para institucionit të Bashkisë nga Kryebashkiaku Adrian Gurma, bashkëbisedimi me udhërrëfyesit nga Saranda dhe Bashki fqinje, ka vijuar si një miniguidë vizitash. Ato janë shtrirë në hapësirën nga Bazilika-Sinagogë, tek bunkeri sombol i luftës së ftohtë, në muzeun arkeologjik e Muzeun e Traditës. Në këto ndalesa udhërrëfyesit veteranë nga i gjithë rajoni, plotësuan me informacion shtesë ciceronin e radhës, duke e bërë më profesional dhe interaktiv bashëbisedimin. Në sallën e Galerisë “Art-Saranda”, ku ishte ndalesa e fundit, të gjithë u ndjenë të vlerësuar që, si kurrë ndonjëherë, u bënë ata protagonistë të organizimit bashkiak me dedikim Ditën Botërore të Turizmit. “Në vlerësimin tim, të hedhësh dritë dhe të promovosh asetet dhe atraksionet turistike tek turistët e huaj, që ju kini guiduar në dekada me radhë, ky është një shërbim shumë i çmuar, profesional po se po, por edhe kontribut qytetar”, tha në përshëndetjen e vet Kryetari Adrian Gurma. Ai e ka institucionalizuar këtë nderim, duke vlerësuar secilin nga udhërrëfyesit e pranishëm dhe ata që nuk mundën të vijnë, me Çertifikatë Mirënjohjeje dhe një paketë botimesh që bashkojnë turizmin me artin dhe kulturën. Duke marrë vlerësimin e personalizuar, secili prej udhërrëfyesve u shpreh falenderues për vëmendjen, të mrekulluar për emocionin që morën, duke treguar edhe episode nga vështirësitë e fillimit dhe sfidat e kapërcimit të tyre, drejt profesionalizmit dhe kompetencës.