Së bashku me zëvenfësambasadorin d Italisë në Tiranë, Luigi Mattirolo,me autoritete lokale, me zyrtarë të përfaqësisë diplomatike të Italisë, si dhe në prani të qytetarëve shqiptarë dhe atyre italianë rezidentë në Sarandë, Kryrtari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma nderoi kujtimin e të rënëve të divizionit “Perugia”, të martirizuar 79 vite më parë. Në kujtim e nderim të tyre, në bazën detare të Marinës në Limjon, është vendosur një pllakë memoriale kushtuar kësaj ngjarjeje. Pranë saj u vendosën kurora me lule. Realiteti i sotëm i marrëdhënieve shumë miqësore mes Shqiperisë dhe Italisë, flet shumë për një miqësi të prejardhur nga vitet e luftës, që i shërben sot paqes dhe integrimit tonë në familjen europiane.