Ky Plan Integriteti është rezultat i angazhimit të Bashkisë Sarandë për të forcuar transparencën, llogaridhënien dhe etikën në veprimtaritë dhe vendimmarrjen e pushtetit vendor. Përmbajtja e këtij plani pasqyron analizat, vlerësimet dhe rekomandimet profesionale të përgatitura me kujdes dhe përkushtim, me qëllim ngritjen e mekanizmave të brendshëm për mbrojtjen e integritetit institucional dhe parandalimin e praktikave të cenueshme ndaj tij. Ky dokument synon të shërbejë si një udhërrëfyes praktik për organet e qeverisjes vendore.