NJOFTIM
Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 29.08.2025 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Korrik 2025”.
- P/vendim“Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Korrik 2025”.
- P/vendim“Për miratimin e marrëveshjes për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta midis njësive të vetëqeverisjes vendore dhe këshillit të ministrave të republikës së shqipërisë për rritjen e kapaciteteve te qeverisjes vendore, akademia e trajnimit të njësive të vetëqeverisjes vendore të republikës së shqipërisë (talga)”.
- P/vendim “Për miratimin e planit social vendor 2026-2028 të Bashkisë Sarandë” .
- P/vendim “ Për miratimin e planit të arsimit parauniversitar 2026-2028 të Bashkisë Sarandë”.
- P/vendim “Për miratimin e planit vendor të veprimit për barazinë gjinore 2025-2030”.
- P/vendim “Për miratimin e planit të integritetit të Bashkisë Sarandë 2026-2028”.
- P/vendim “ Miratim i korrigjimit të gabimeve materiale”.
- Informacion për masat e marra për fillimin e vitit shkollor 2025-2026.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Gusht, ora 10:00.
- Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Gusht, ora 12:00 .
- Komisioni i arsimit,kulturës, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Gusht, ora 10:00.
- Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Gusht, ora 12:00.
KRYETAR
ASAF STROKA