ZONAT PERIFERIKE TË MBËSHTETURA MË MIRË ME SHËRBIME

Banorët e zonave të banuara “Baba Rexhep” e Lugu i Dardhës, janë bërë pjesë e dëgjesave publike organizuar nga Bashkia e Sarandës, në kuadër të marrjes së mendimeve për t’u bërë pjesë e hartimit të buxhetit për vitin 2023. Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma, i shoqëruar nga drejtues të strukturave që ofrojnë shërbimin e furnizimit me ujë, të pastrimit, ndriçimit e gjelbërimit, e kanë orientuar dhe ndërtuar bashkëbisedimin me banorët e këtyre dy zonave, drejt cilësisë së investineve të kryera gjatë vitit 2022 dhe drejt prioriteteve që duhen plotësuar gjatë vitit të ardshëm. U theksua se projekti i buxhetit 2023 do të jetë një mbështetje më e mirë për të dy zonat, pasi ato vetëm gjeografikisht janë periferike, ndërsa do të vihen më mirë në qendër të vëmendjes së pushtetit vendor, konkretizuar me projekte që do të reflektohen në projektbuxhetin e vitit 2023.

 

FILIALI UNIVERSITAR: “SI TA BËJMË KULTURËN TË FLASË”, KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

Është zgjedhur Dita Kombëtare e Rinisë për të shënuar ditën e parë dhe herën e parë të futjes së Filialit Universitar të Sarandës, në traditën dhe në hartën e organizimit të konferencave shkencore. Ku më mirë se në Sarandën me profil të spikatur turistik mund e duhet të flitet e të bëhet për ta bërë trashëgiminë dhe kulturën, që të flasë për turizmin dhe turistin? Përgjigja e kësaj pyetjeje, u bë rend dite për Konferencën Ndërkombëtare, të mbajtur me prani të profesoratit më përfaqësues të Universitetit të Tiranës, me prani dhe përfshirje të studentëve e pedagogëve të Filialit që Fakulteti i Ekonomisë në Tiranë, ka në Sarandë. Konferenca në ditën e saj të parë ka patur një panel me praninë e Rektorit të UT, Prof.Dr.Artan Hoxha dhe dekanë të fakulteteve të disa fakulteteve, si: ai i Ekonomisë, i Gjuhëve të Huaja, i Filologjisë, Shkencave të Natyrës, të Mjekësisë etj. Duke falenderuar për ftesën, për nismën e mbajtjes së Konferencës Shkencore në Filialin e Sarandës dhe për praninë e potencialit të jashtëzakonshëm intelektual në Sarandën e dhjetorit, Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma, tha se kjo nismë i jep zë përpjekjes për ta bërë atë turistike gjithë vitin. Ndërkaq ai ka apeluar që Filiali i Sarandës të trajtohet me një qasje tjetër, për t’i dhënë një dimension të ri. Në këtë kontekst, Adrian Gurma u shpreh se do të ishte vlerë e shtuar në se i shtohet edhe dega e mjeksisë, si një mundësi për ta vënë më mirë në shërbim të turizmit, me dëshirën për t’u dhënë turistëve më shumë siguri jete. Duke iu referuar aseteve të kulturës, ai tregoi se, falë jetëzimit të tyre të metejshëm dhe falë lëvizjes së konkretizuar për turizëm të integruar, pa kufij territorialë, trashëgimia kulturore e ka bërë më diverse, më të plotë dhe më tërheqëse ofertën turistike. Deputetja Anila Denaj tha se trashpgimia është e lidhur në një binom me atdhedashurinë. Në këtë kontekst, ajo kërkoi nga drejtuesit e universiteteve që të bëjnë më shumë presion ndaj dikasterit të kulturës dhe të kërkojnë mbështetje buxhetore nga ligjvënësit. Pasurinë e diversitetin në monumente kukturore, arkeoligjike, hiatotike e natyrore të rajonit, deputeti Niko Kuri e ka parë si një arësye për të tërhequr flujse turistike, por edhe si faktor bashkëjetese harmonike mes banorëve të kërij rajoni. Në ditën e dytë, ndërkohë që punimet e Konferencës, vijuan në sesione në Filiakin Universitar, Kryetari Adrian Gurma, rezervoi një pritje të veçantë në zyrën e vet për Rektotin e UT, Prof.Dr. Artan Hoxha dhe dekanë të disa fakukteteve. Në një atmosferë miqsore, mes tyre u diskutua përtej temës së Konferencës, mbi konsolidimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit, midis bashkisë dhe Filialit të UT Sarandë, në funksion të realiteteve të reja, që përfshijnë turizmin, mjedisin, trashëgiminë kulturore dhe arsimin në këtë rajon.

 

DITA E RINISË ME KOMPLEKS VEPRIMTARISH NË SARANDË

8 Dhjetori, e njohur si Dita Kombëtare e Rinisë, ka kombinuar veprimtaritë rinore me ato të ndërgjegjësimit për përfshirje në luftën kundër dhunës me bazë gjinore në Sarandë. Atyre u janë bashkuar edhe autotitete vendore, dhe kreu i ri i prezencës së OSBE në Shqipëri, ambasadori Guido DeSanctis. Fillimisht ai është pritur nga Kryebashkiaku Adrian Gurma, ku, në prani edhe të deputetes së zonës Anila Denaj, u njoh me profilin e spikatur turistik të Sarandës, të konkretizuar më së miri me bumin turistik të këtij viti. Në mënyrë të pandarë nga ky prioritet, ambasadori DeSanctis u informua për rrjetin e institucioneve me natyrë sociale që në Bashkinë e Sarandës janë në shërbim të kategorive në nevojë. Duke vlerësuar ekspozenë e Kryetarit Gurma, DeSanctes u shpreh se kuptoi që njerëzve u jepen mundësi zgjedhjesh. Ky takim, në Ditën Kombëtare të Rinisë, hapi një të ardhme të mirë bashkëpunimi me misionin e OSBE, pasi z. DeSanctes ofroi ekspertizë të fushës sociale dhe për fusha të inovacionit, që lidhen me të rinjtë. Në prani të mjaft qytetarëve, të rinjve, grave e vajzave, së bashku edhe me deputetët e zonës Anila Denaj e Niko Kuri, Kryebashkiaku Adrian Gurma e Ambasadori Guido DeSanctes, si dhe me përfaqësues të konsullatës italiane në Vlorë dhe asaj greke në Gjirokastër, bënë përurimin e pikturës murale që fton ppr të qenë bashkë në luftën kundër dhunës me bazë gjinore ndaj vajzave dhe grave. Të pranishmit në këtë ceremoni ndoqën me admirim interpretimin e aktores së mirënjohur Luiza Xhuvani, me këtë mesazh dhe apel, që vjen me gjuhën e artit. Pas përurimit të Murales, në praninë e ambasadorit DeSanctes dhe me pjesëmarrjen e të rinjve nga qyteti i Sarandës, të organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësues të qeverisjes vendore, u zhvillua Diskutimi Rinor me temë “Rinia qëndron dhe vepron kunfër dhunës me bazë gjinore”.

 

KUJDESJA PËR QYTET TË PASTËR, PROCES QË NUK NDALON

Bashkë me intensitetin e sezonit veror, ka rënë edhe prodhimi i mbetjeve urbane. Për t’u vlerësuar është puna që bëhet nga punonjësit e shërbimit të paatrimit. Pastrimi është proces që nuk ndalon, për më tepër që atë e vështirësojnë ata individë të papërgjegjshëm, të cilët hedhin mbetjet urbane pa kriter dhe jo në vendet e përcaktuara. Saranda vazhdon të kujdeset për mjedis pa ndotje, njëlloj si në verë për të qenë e pastër në çdo stinë, për banorët dhe vizitorët.