Bashkë me intensitetin e sezonit veror, ka rënë edhe prodhimi i mbetjeve urbane. Për t’u vlerësuar është puna që bëhet nga punonjësit e shërbimit të paatrimit. Pastrimi është proces që nuk ndalon, për më tepër që atë e vështirësojnë ata individë të papërgjegjshëm, të cilët hedhin mbetjet urbane pa kriter dhe jo në vendet e përcaktuara. Saranda vazhdon të kujdeset për mjedis pa ndotje, njëlloj si në verë për të qenë e pastër në çdo stinë, për banorët dhe vizitorët.