8 Dhjetori, e njohur si Dita Kombëtare e Rinisë, ka kombinuar veprimtaritë rinore me ato të ndërgjegjësimit për përfshirje në luftën kundër dhunës me bazë gjinore në Sarandë. Atyre u janë bashkuar edhe autotitete vendore, dhe kreu i ri i prezencës së OSBE në Shqipëri, ambasadori Guido DeSanctis. Fillimisht ai është pritur nga Kryebashkiaku Adrian Gurma, ku, në prani edhe të deputetes së zonës Anila Denaj, u njoh me profilin e spikatur turistik të Sarandës, të konkretizuar më së miri me bumin turistik të këtij viti. Në mënyrë të pandarë nga ky prioritet, ambasadori DeSanctis u informua për rrjetin e institucioneve me natyrë sociale që në Bashkinë e Sarandës janë në shërbim të kategorive në nevojë. Duke vlerësuar ekspozenë e Kryetarit Gurma, DeSanctes u shpreh se kuptoi që njerëzve u jepen mundësi zgjedhjesh. Ky takim, në Ditën Kombëtare të Rinisë, hapi një të ardhme të mirë bashkëpunimi me misionin e OSBE, pasi z. DeSanctes ofroi ekspertizë të fushës sociale dhe për fusha të inovacionit, që lidhen me të rinjtë. Në prani të mjaft qytetarëve, të rinjve, grave e vajzave, së bashku edhe me deputetët e zonës Anila Denaj e Niko Kuri, Kryebashkiaku Adrian Gurma e Ambasadori Guido DeSanctes, si dhe me përfaqësues të konsullatës italiane në Vlorë dhe asaj greke në Gjirokastër, bënë përurimin e pikturës murale që fton ppr të qenë bashkë në luftën kundër dhunës me bazë gjinore ndaj vajzave dhe grave. Të pranishmit në këtë ceremoni ndoqën me admirim interpretimin e aktores së mirënjohur Luiza Xhuvani, me këtë mesazh dhe apel, që vjen me gjuhën e artit. Pas përurimit të Murales, në praninë e ambasadorit DeSanctes dhe me pjesëmarrjen e të rinjve nga qyteti i Sarandës, të organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësues të qeverisjes vendore, u zhvillua Diskutimi Rinor me temë “Rinia qëndron dhe vepron kunfër dhunës me bazë gjinore”.



































