Banorët e zonave të banuara “Baba Rexhep” e Lugu i Dardhës, janë bërë pjesë e dëgjesave publike organizuar nga Bashkia e Sarandës, në kuadër të marrjes së mendimeve për t’u bërë pjesë e hartimit të buxhetit për vitin 2023. Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma, i shoqëruar nga drejtues të strukturave që ofrojnë shërbimin e furnizimit me ujë, të pastrimit, ndriçimit e gjelbërimit, e kanë orientuar dhe ndërtuar bashkëbisedimin me banorët e këtyre dy zonave, drejt cilësisë së investineve të kryera gjatë vitit 2022 dhe drejt prioriteteve që duhen plotësuar gjatë vitit të ardshëm. U theksua se projekti i buxhetit 2023 do të jetë një mbështetje më e mirë për të dy zonat, pasi ato vetëm gjeografikisht janë periferike, ndërsa do të vihen më mirë në qendër të vëmendjes së pushtetit vendor, konkretizuar me projekte që do të reflektohen në projektbuxhetin e vitit 2023.





















