NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN
Titulli : Konsultim publik në kuadër të reformës administrativo-territoriale
Bashkia Sarandë njofton qytetarët, përfaqësuesit e komunitetit, grupet e interesit, bizneset, organizatat e shoqërisë civile dhe të gjithë aktorët e interesuar se, në kuadër të procesit të Reformës Administrativo-Territoriale do të zhvillohen konsultime publike me komunitetin.
Në mbështetje të nenit 108, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, të ligjit nr. 146/2014, “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, si dhe në vijim të shkresës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. prot.6373, datë 03.08.2026, me lëndë “Dërgohet Draft ligji për Reformën Administrativo-Territoriale”, Bashkia Sarandë organizon procesin e konsultimit publik lidhur me propozimet e parashikuara në kuadër të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale të njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.
Qëllimi i konsultimit publik
Procesi i konsultimit synon të sigurojë një pjesëmarrje sa më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse të komunitetit në diskutimin e Reformës Administrativo-Territoriale, duke krijuar mundësinë që qytetarët dhe grupet e interesit të njihen me propozimet e paraqitura dhe të shprehin mendimet, vlerësimet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre.
Nëpërmjet këtyre dëgjesave synohet evidentimi i nevojave dhe interesave të komunitetit, si dhe mbledhja e opinioneve lidhur me organizimin dhe funksionimin sa më efikas të njësive të vetëqeverisjes vendore, ofrimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit.
Në këto takime ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët, banorët e njësive administrative, përfaqësuesit e bizneseve, organizatat e shoqërisë civile, grupet e interesit, përfaqësues të institucioneve dhe çdo person tjetër i interesuar, për të dhënë mendimet dhe propozimet e tyre lidhur me procesin e Reformës Administrativo-Territoriale.
KALENDARI I KONSULTIMEVE PUBLIKE
Datë: 14.09.2026
Ora: 12:00
Vendi: Salla e Bashkisë
Qytetarët dhe grupet e interesit mund të paraqesin gjithashtu komente, sugjerime dhe rekomandime me shkrim, pranë Bashkisë Sarandë ose në adresën elektronike:
E-mail: info@bashkiasarande.gov.al
Projektligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, së bashku me dokumentacionin përkatës, do të jetë i aksesueshëm për të gjithë të interesuarit në faqen zyrtare të Bashkisë Sarandë në linkun:
Bashkia Sarandë fton të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit të bëhen pjesë aktive e këtij procesi.
