Përgatitjet e fundit në shkolla

Me drejtuesit e shkollave të mesme dhe ato 9-vjeçare të Bashkisë sonë,diskutuam mbi përgatitjet e fundit për fillimin e vitit të ri shkollor,duke i siguruar në të njëjtën kohë për përkrahje dhe mbështetje maksimale ✅

Suksese e vit të mbarë shkollor për të gjithë🙏

Përgatitjet për fillimin e sezonit të ri mësimor 2020

Pamë nga afër përgatitjet e fundit për fillimin e sezonit të ri mësimor në skollat 9-vjeçare dhe gjimazet e Bashkisë.
Punë e shkëlqyer e stafeve pedagogjike dhe punonjësve tanë,👏👏me qëllimin e vetëm, që nxënësit të studiojnë në ambiente shkollore sa më të përshtatshme në këtë vit shkollor jo të zakonshëm✅

Suksese e mbarësi për të gjithë🙏

JU PREZANTOJMË SARANDËN

POPULLSIA DHE SIPËRFAQJA

  • I gjithë territori administrativ i Bashkisë, sot ka një popullsi rreth 56 mijë banorë të rregjistruar
  • Ka një sipërfaqe prej 60 km2.
  • Realisht banorë të përhershëm janë jo më shumë se 32 mijë, pasi pjesa tjetër jeton dhe punon në emigracion.
  • Pjese e Bashkise eshte Ksamili, si dhe disa fshatra te periferise

RELIGJIONET

  • Kujtdo që vjen në Sarandë, i bien në sy tre simbole: këmbanarja e kishës së besimit ortodoks, minareja e xhamisë së besimit myslyman dhe kupola e blertë e teqesë së komunitetit bektashian, që në Shqipëri ka selinë Kryegjy-shata Botërore.
  • Asnjë nuk shqetëson simboli i fesë së tjetrit dhe ritet e tij, përkundrazi, numri i festave fetare për çdo banor është i trefishuar, pasi të gjithë bëhen pjesë e tyre, pavarësisht nga përkatësia e besimit.

RELIEVI

  • Saranda përshkohet nga pesë rrugëve paralele, që janë si vijat e një penta-grami muzikor.

VEÇORI GJEOGRAFIKE DHE KLIMATIKE

  • Saranda është e privilegjuar nga natyra, pasi ajo i ka dhënë detin dhe malin, klimën tipike mesdhetare dhe peizazhin e bukur,
  • Tek ne gjen detin e thellë e të pastër dhe atmosferën natyralisht të jodizuar,
  • Saranda ka 300 ditë diell në vit, 300 orë diell në muaj,

BOTA NËNUJORE

  • Ka gjallesën e rrallë: midhjen e lagunës së Butrintit.

CILËSITË KURATIVE TË DETIT JON

  • Ka ujëra që janë edhe kurative për shëndetin.
  • Në vitet ’70 një grup turistësh nga vendet nordike, nga banjat në det gjeti mjekimin e duhur ndaj sëmundjes së lëkurës. Brenda 20 ditësh të gjithë turi-stët patën përmirësim të dukshëm të gjendjes shëndetësore.

PEMËT E RRALLA DHE LULET

  • Janë prezente bimët dekorative, zbukuruese dhe aromatike, si: qiparisat, ekualiptet, akaciet.
  • Rriten dhe janë shtuar së tepërmi edhe bimët tropikale në gjendje natyrore, si: fiku i detit, palmat, bananet, manjolat, pema e piperit, kaktuset, ka ekzemplarë të pambukut të egër.
  • Ndër lulet më e përhapur është ajo e bukonviles, sinonimi i së cilës është Lule Saranda.

FESTAT E QYETIT

  • 5 dhjetor 1912 është dita e ngritjes së Flamurit të Pavarësisë.
  • 9 tetori 1944 është dita e çlirimit të Sarandës nga pushtuesit gjermanë.
  • E shtuna e parë e muajit maj – Festa e Midhjes dhe Festa e Detit (çelet sezoni i ri turistik)

KRYEQYTET STINOR

  • Gjatë verës Saranda kthehet në një kryeyqtet stinor dhe në një destinacion të preferuar turistik për shumicën e shqiptarëve dhe për qindra mijë të huaj.
  • Turizmi është edhe një garë për të tërhequr sa më shumë turistë,
  • Në këtë kuptim Saranda është më pak e favorizuar, pasi përballë saj gjendet një qendër e madhe turistike si Korfuzi.

ÇFARË E BËN TËRHEQËSE SARANDËN

  • Për të ardhur në Sarandë, vendosin të tërhequr në radhë të parë nga deti, rëra dhe dielli. Por ky është vetëm “karemi”, pasi këtu gjejnë shumë më tepër.
  • Një arësye më shumë pse duhet ardhur në Sarandë, janë njerëzit e ngrohtë njësoj si klima.
  • Këtë shpreh edhe sllogani ynë “Saranda 3D: – Diell, Det-Dashuri”.
  • Bukuritë që Sarandës ia ka dhënë natyra, marrin më shumë vlerë e plotëso-hen nga puna e biznesit vendas dhe e qeverisjes vendore, që kujdeset dhe investon e investohet për infrastrukturë e performancë sa më të mirë turis-tike.
  • Karakteristike është se dita e çdo turisti dhe pushuesi këtu është me shumë variacion.
  • Guida jonë turistike është kaq e pasur, sa ngandonjëherë mendon se koha nuk mjafton për t’i parë dhe prekur të gjitha.
  • Ato nisin nga asetet arkeologjike, nga monumnetet natyrore, ku Butrinti është bizhuja jonë më e shndritshme e pikave tona të interesit turistik, të përfshira në guidat turistike, për të vazhduar me disa lokale, që ofrojnë argëtim dhe jetë nate.

PIKA PELEGRINAZHI TURISTIK

  1. Qyteti antik i Butrintit
  2. Sinagoga ebraike
  3. Bazilika e qytetit
  4. Kalaja e Lëkurësit
  5. Manatiri i 40 Shenjtorëve
  6. Galeria “Art-Saranda” dhe rrjeti i muzeve vendore (Muzeu arkeologjik, Muzeu i Traditës, Muzeu Etnografik)
  7. Porta Hyrëse e qytetit (poshtë shëtitores”H.Tahsini”)
  8. Cisternat antike (në katin e parë të Hotel ”Republika”)
  9. Spiranca antike (poshtë Bar Lulishte “Butrinti”)
  10. Bunkeri “Memorje ‘78”
  11. Muri i Demes
  12. Manastiri i Shen Gjergjit

 

RRITJA TURISTIKE

Ø Prurja turistike ka ardhur me një trend ne rritje.

Ø  Vitin e kaluar prekem kuotën e 800 mijë turistëve, vendas e të huaj

Ø Jo vetëm u shënua rritje e dukshme e flukseve turistike, por edhe një zgjatje e pandodhur më parë të sezonit dhe frekuentim masiv i destinacionit turistik Sarandë e Ksamil përgjatë muajit shtator e tetor.

Ø Rritja e numrit të turistëve të huaj ishte kryesisht nga ata skandinavë, polakë italianë, rusë etj.

Ø Përllogaritjet e bëra, na japin të dhënën se bëhet fjalë për 1 milionë euro, të inkasuara në buxhetin e Bashkisë si efekt financiar i sezonit.

KAPACITETE AKOMODUES

Shtretër hoteliere        5.500 shtretër

Shtëpi të dyta             12.000 shtretër

 

 

PLAZHET                                              

  • Saranda ka tre plazhe publikë. Të tre shtrihen përgjatë shëtitorës së saj.
  • Subjekteve private u jepen sipërfaqe të kufizuara në përdorim.
  • Ksamili ka dhjetëra plazhe të vegjël përgjatë bregdetit, shumë të preferuar për ujërat e pastra dhe me tejdukshmëri.
  • Bashkia është konkurruese me subjektet privatë për shërbimin e shezlo-ngëve, duke ofruar të njëjtin shërbim me gjysmën e çmimit të privatit.

 

STRUKTURA DHE TRENDY I TURISTËVE TANË

  • Saranda është adresa turistike e disa kategori turistësh.
  • Në këtë strukturë turistët e huaj zënë 40-42% të prurjes turistike të Sarandës. Ata vijnë nga 100 vende të botës.
  • Në këtë kategori ka dy prurje: turistë të huaj të kruazierave dhe ditorë të tjerë, që vijnë tek ne të përfshirë në guidat turistike, të cilat nisin nga ishulli i Korfuzi.
  • Për këta turistë Saranda ka ekskluzivitetin në Shqipëri.
  • Një prurje tjetër përfaqëson ajo e turistëve të huaj me netë qëndrimi në Sarandë dhe jashtë shoqërive turistike.
  • Dallojmë turizmin e rulotave, të biçikletave e motorrçikletave, atë të jahteve dhe velierave etj.
  • Sezoni i tyre turistik nis në muajin prill dhe shkon deri në fundin e tetorit.
  • Saranda është e preferuar në fundjavë nga turistë të huaj që vijnë nga qytetet kufitare greke,si: Igumenica e Janina.
  • Një kategori tjetër, rreth 60%, janë ata që përfaqësojnë turizmin e brendshëm.
  • Ata vijnë nga të gjitha qytetet shqiptare dhe një numër i konsiderueshëm emgrantësh, që jetojnë në Greqi, Itali, Francë, Gjermani etj.

 

E NESËRMJA TURISTIKE

  • Ka projekte ne zbatim, siç eshte ai per rikualifikimin e shetitores “Naim Frasheri”
  • Është bërë studimi i fizibiltetit dhe projekti i aeroportit të Sarandës.
  • Pritet avancimi i investimeve në infrastrukturën rrugore me impakt shkurti-min e largësisë nga Tirana (rruga Kardhiq-Sarandë)

 

BINJAKËZIMET

  • Kemi binjakëzim 28-vjeçar me Korfuzin, me Larnakas ne Qipro, me qytetin Waitz ne Austri, me Otranto (Itali), me Stavrupolis ne Selanik,
  • Kemi binjakëzim 17-vjeçar me Riccione-Itali
  • Po ashtu, me Bashkinë e Opatisë (Kroaci)
  • Binjakëzim me qytete në Kosovë (Suharekë-Gjakovë).

NDRYSHIME DHE LEHTËSIRA FISKALE PËR BIZNESIN

Me propozim te Kryetarit të Bashkisë, Këshilli Bashkiak miratoi disa ndryshime dhe lehtësira fiskale, në reflektim të situatës Covid-19

Konkretisht u miratuan:

1.Lehtësmi i tarifës së shërbimit për dhomë në hotelerinë e Sarandës dhe Ksamilit, deri në masën 25%.
2. Ulja e taksës së fjetjes në hotelet për Njësinë Administrative Ksamil, në masën 22%
3.Shtyrja e pagesës së detyrimeve për subjekte që kanë vështirësi financiare, për shkak të COVID 19, duke i hapur rrugën nënshkrimit të një marrëveshjeje dypalëshe mes subjektit dhe Bashkisë, për modalitetet e shlyerjes së këtyre detyrimeve.

4-Përgjysmimi i tarifës së shërbimit për shoqëritë e transportit ndërqytetas

Këto ndryshime do të ofrojjnë lehtësira fiskale dhe mundësi më të mira për biznesin në shlyerjen e detyrimeve ndaj Bashkisë, në afate të ndryshuara me qëllime favorizuese, krahasuar me ato që parashikon Paketa Fiskale e miratuar në dhjetorin e vitit të kaluar.

Nga këto lehtësira përfitojnë 75% e bizneseve tona,ndërsa efekti ekonomik i këtyre ndryshimeve, në buxhetin e vitit 2020, është menduar të kompensohet duke forcuar masat për mbledhjen e borxheve të viteve të kaluara.