Me propozim te Kryetarit të Bashkisë, Këshilli Bashkiak miratoi disa ndryshime dhe lehtësira fiskale, në reflektim të situatës Covid-19Konkretisht u miratuan:
1.Lehtësmi i tarifës së shërbimit për dhomë në hotelerinë e Sarandës dhe Ksamilit, deri në masën 25%.
2. Ulja e taksës së fjetjes në hotelet për Njësinë Administrative Ksamil, në masën 22%
3.Shtyrja e pagesës së detyrimeve për subjekte që kanë vështirësi financiare, për shkak të COVID 19, duke i hapur rrugën nënshkrimit të një marrëveshjeje dypalëshe mes subjektit dhe Bashkisë, për modalitetet e shlyerjes së këtyre detyrimeve.
4-Përgjysmimi i tarifës së shërbimit për shoqëritë e transportit ndërqytetas
Këto ndryshime do të ofrojjnë lehtësira fiskale dhe mundësi më të mira për biznesin në shlyerjen e detyrimeve ndaj Bashkisë, në afate të ndryshuara me qëllime favorizuese, krahasuar me ato që parashikon Paketa Fiskale e miratuar në dhjetorin e vitit të kaluar.
Nga këto lehtësira përfitojnë 75% e bizneseve tona,ndërsa efekti ekonomik i këtyre ndryshimeve, në buxhetin e vitit 2020, është menduar të kompensohet duke forcuar masat për mbledhjen e borxheve të viteve të kaluara.


