Saranda ne fokus

Saranda ne fokus

Gazeta me e madhe norvegjeze boton ne numrin e fundit te saj te ketyre diteve te para te korrikut, nje reportazh te zgjeruar me informacion vleresues per ate qe ofron Saranda per pushimet e kesaj vere.

“Shtatë arsye pse duhet të udhetosh ne diellin shqiptar”, eshte titulli i reportazhit te kesaj gazete.
Dhe rendit e merr ne analize shtate aresyet, qe jane:
njerëzit e sjellshem – plazhet me uje te kthjellet – ushqimi bio – jeta e qytetit – qytetet e lashte – niveli i ulet i çmimeve dhe klima e mrekullueshme

Vizitoni Galerine Art Saranda

Vizitoni Galerinë “Art Saranda” dhe Rrjetin e Muzeve tona 

Në qytetin e Sarandës edhe rrjeti muzeal: Galeria Art-Saranda, Muzeu i Traditës, Muzeu Arkeologjik “Onhezmi-Kaonia”, janë në funskion të turizmit. Ato çdo vit, presin miq të shumtë, pushues dhe vizitorë, turistë të niveleve të ndryshme.

Produkti për turizmin kulturor i përbërë nga informacioni për qytetin e vjetër të Sarandës ndër shekuj: Me arkitekturën e vet, nëpër fotografitë që shprehin memorjen historike. Vlerat e traditës dhe trashëgimisë kulturore që promovohen edhe me kostumet popullore, orenditë shtëpiake dhe veglat e punës.

Pjesë e Programit të Veprimtarive Kulturore të Bashkisë janë vlerat e shtuara të informacionit për artin pamor nga një numër ekspozitash të larmishme në Galerinë “Art-Saranda”.

Kanë ekspozuar veprat e tyre piktorë dhe skulptorë, që kanë sjellë krijimet e tyre nga Tirana, Prishtina, Berati, Vlora, Gjirokstra, Saranda, si dhe nga Amerika, Italia, Greqia etj.

E veçanta qëndron te programimi i orarit gjithëjavor, sipas dinamikës së vizitorëve, pushuesëve, të grupeve turistike, grupeve familjare, çifteve të reja dhe individëve.

Eksperiencën më të mirë të turizmit kulturor Galeria dhe rrjeti i muzeve e pasurojnë, duke ruajtur nivel të lartë dhe të kulturuar promovimi të produkteve kulturore, arti dhe për përcjelljen e memorjes historike tek vizitorët. Pra, ekspozitat dhe koleksionet muzeale janë të një performance bashkëkohore.

 

 

 

 

 

 

 

 

Programi Interreg MED 2014-2020

Programi Interreg MED 2014-2020 

 THIRRJE PËR SHREHJE INTERESI

Bashkia Sarandë në kuadër të projektit “Consume Less in Mediterranean Touristic Communities/ AKRONIMI: CONSUME-LESS”, i financuar nga Programi Interreg MED 2014-2020, shpall këtë thirrje për shprehje interesi me qëllimin krijimin e një liste me konsulentë dhe ekspertë të jashtëm të cilët do të ftohen për të dhënë shërbime profesionale për kontratën e shërbimit “Mbështetje për Bashkinë Sarandë në menaxhimin e aktiviteteve të projektit, proçedurave të komunikimit dhe zbatimit të aksioneve pilot”, sipas Loteve të mëposhtëm:

Loti 1: “Mbështetje për Bashkinë Sarandë për zbatimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të projektit”

Qëllimi i punës:

  • Menaxhimi i çështjeve administrative dhe financiare;
  • Menaxhimi i çështjeve teknike;
  • Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve.

    Ekspertiza e kërkuar:

  • Diplomë e nivelit II në një nga fushat e mëposhtme (administrim biznesi, financë, inxhinieri ambjenti);
  • Eksperiencë në menaxhimin e projekteve të financuara nga BE;
  • Eksperiencë në koordinimin e aktiviteteve transnacionale;
  • Aftësi të mira ndërpersonale siç janë komunikimi, negocimi, menaxhimi i konflikteve;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.

    Loti 2: “Mbështetje për Bashkinë Sarandë në zbatimin e proçeseve të komunikimit të projektit”

    Qëllimi i punës:

  • Zbatimi i stategjisë së komunikimit;
  • Shpërndarja e rezultateve të projektit;
  • Organizimi i trajnimeve, konferencës dhe aktivitetit atipik;
  • Prodhimi dhe shpërndarja e mjeteve dhe produkteve mediatike përgjatë gjithë projektit.

    Ekspertiza e kërkuar:

  • Diplomë e nivelit II, preferohet në marketing, turisëm, komunikim, marrëdhënie me publikun ose fusha të ngjashme);
  • Minimumi 5 vite  eksperiencë të vazhdueshme në marketing, komunikim, turisëm, duke përfshirë minimumi 3 vjet eksperiencë pune në projekte të financuara nga BE;
  • Eksperiencë pune e provuar në mediat sociale si Facebook dhe Tëitter;
  • Eksperiencë në menaxhimin dhe koordinimin e furnitorëve dhe logjistikës së eveteve;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Njohja e gjuhës italiane dhe spanjolle përbën avantazh.
  • Loti 3: “Testimi, vlerësimi dhe shkëmbimi i modelit të turizmit në zonën pilot”

    Qëllimi i punës:

  • Mbështetje për Bashkinë në testimin e modelit consume-less;
  • Mbështetje për Bashkinë për të siguruar përfshirjen e ofruesve të shërbimeve të turizmit lokal;
  • Supporting the municipality for the monitoring activities and indicator’s implementation according to the monitoring procedures defined in the label guidelines;

    Ekspertiza e kërkuar:

  • Diplomë e nivelit II, preferohet në marketing, turisëm, mjedis, komunikim;
  • Minimumi 5 vite  eksperiencë të vazhdueshme në marketing, komunikim, turisëm, duke përfshirë minimumi 3 vjet eksperiencë pune në projekte të financuara nga BE;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Njohja e gjuhës italiane dhe spanjolle përbën avantazh;
  • Aftësi të mira ndërpersonale siç janë komunikimi, negocimi, menaxhimi i konflikteve.

    Bashkia e Sarandës mund të vendosë mos përdorimin e kësaj liste dhe të vazhdojë me një proçes formal tenderimi, veçanërisht në mungesë të ekspertëve me përvojë të mjaftueshme.

    Vetëm kandidat e përzgjedhur në shortlist do të ftohen për të dorëzuar formularin e tenderit.

  1. Sfondi

CONSUME-LESS (të konsumosh më pak në komunitetet turistike mesdhetare) është një projekt i ri në kuadër të Programit Interreg MED, i cili kohët e fundit është miratuar për financim dhe ka filluar të zbatohet në 1 Nëntor 2016.

Shumica e qyteteve bregdetare në zonën e MED janë të karakterizuara nga flukse të larta turistike. Kjo krijon mundësi të rëndësishme ekonomike dhe të punësimit, por gjeneron në të njëjtën kohë eksternalitete negative që kërcënojnë ruajtjen e këtyre shërbimeve të ekosistemit që sigurojnë atraktivitetin e turizmit. Zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm në qytetet bregdetare është një çështje strategjike në zonën e Mesdheut.

Projekti CONSUME-LESS përballet me këtë çështje duke demonstruar efektivitetin e një modeli të qëndrueshëm të turizmit të bazuar në kualifikimin e qyteteve bregdetare si zona “consume-less” dhe e perforcon këtë veçori nëpërmjet një komunikimi inovativ dhe një fushate marketingut territoriale, të dyja të zbatuara duke përfshirë drejtpërdrejt të gjithë aktorët e interesit (autoritetet lokale, operatorët e turizmit dhe ofruesit e shërbimeve, turistët).

Kjo do të sjellë përfitime të shumta që do të monitorohen me kujdes dhe do të llogariten nëpërmjet përdorimit të një grupi të përshtatshëm treguesish, bazuar në Sistemin Evropian të Treguesve në Turizëm. Përfitimet e pritshme janë reduktimi i konsumit të ujit, energjisë dhe gjenerimin të mbetjeve, rritja e prodhimeve vendase dhe burimeve natyrore, rritja e flukseve turistike dhe ndërgjegjësimi i turistëve mbi rëndësinë e adoptimit të mënyrës së jetesës ekologjikisht të shëndoshë.

Qasja transnacionale është thelbësore në projekt, pasi ajo lejon testimin e efektivitetit të modelit “consume-less” në kontekste të ndryshme, (në 6 zona pilot, një prej të cilave edhe Bashkia Sarandë, partnere në projekt), duke bërë të mundur vlerësimin e përsëritjes të gjerë të saj në zonën e Mesdheut.

  1. Dokumentacioni i kërkuar

 

  • Persona fizik (individë, konsulentë, ekspertë)

Letër shoqëruese, ku të përcaktohet loti për të cilin aplikoni;

Curriculum vitae ku të specifikohet: Arsimi, kualifikimet profesionale dhe eksperienca në punë;

Lista e publikimeve dhe/ose kontratave kryesore të përfunduara me klientë të tjerë dhe punët e kryera.

  • Persona juridikë (kompani, OJF, konsorcium)

Letër shoqëruese, ku të përcaktohet loti për të cilin aplikoni;

Profili i organizatës dhe curriculum vitae i ekspertëve kyç që specifikojnë arsimin, kualifikimet profesionale dhe eksperiencën në punë;

Lista e kontratave kryesore dhe më të rëndësishme me klientë të tjerë në fushat ku kompania/OJF operon dhe punët e kryera;

 

  1. Proçesi i aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të ofrojnë dokumentacionin e kërkuar brenda datës 11.02.2017 me postë zyrtare dhe/ose e-mail në:

Bashkia Sarandë

Projekti “Consume-less”

Rr. Abedin Dino

Sarandë

Email: msconsumeless@yahoo.com

 

ESMERALDA ISUFI

MENAXHERE PROJEKTI

Projekte Komunitare

 

CONSUME-LESS (të konsumosh më pak në komunitetet turistike mesdhetare) është një nga projektet e thirrjes për projekte modulare në kuadër të Programit Interreg MED, i cili është miratuar për financim dhe ka filluar të zbatohet në 1 Nëntor 2016.

 

Shumica e qyteteve bregdetare në zonën e MED janë të karakterizuara nga flukse të larta turistike. Kjo krijon mundësi të rëndësishme të rritjes ekonomike dhe punësimit, por gjeneron në të njëjtën kohë eksternalitete negative që kërcënojnë ruajtjen e shërbimeve të ekosistemit të cilat sigurojnë atraktivitetin e turizmit. Zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm në qytetet bregdetare është një çështje strategjike në zonën e Mesdheut.

 

Projekti CONSUME-LESS përballet me këtë çështje duke demonstruar efektivitetin e një modeli të qëndrueshëm të turizmit të bazuar në kualifikimin e qyteteve bregdetare si zona “consume-less” dhe e përforcon këtë veçori nëpërmjet një komunikimi inovativ dhe një fushate marketingu territorial, të dyja të zbatuara duke përfshirë drejtpërdrejt të gjithë aktorët e interesit (autoritetet lokale, operatorët e turizmit dhe ofruesit e shërbimeve, turistët).

 

Kjo do të sjellë përfitime të shumta që do të monitorohen me kujdes dhe do të llogariten nëpërmjet përdorimit të një grupi të përshtatshëm treguesish, bazuar në Sistemin Evropian të Treguesve në Turizëm. Përfitimet e pritshme janë reduktimi i konsumit të ujit, energjisë dhe gjenerimit të mbetjeve, rritja e prodhimeve vendase dhe burimeve natyrore, rritja e flukseve turistike dhe ndërgjegjësimi i turistëve mbi rëndësinë e adoptimit të mënyrës së jetesës ekologjikisht të shëndoshë.

 

Qasja transnacionale është thelbësore në projekt, pasi ajo lejon testimin e efektivitetit të modelit “consume-less” në kontekste të ndryshme, (në 6 zona pilot, një prej të cilave edhe Bashkia Sarandë, partnere në projekt), duke bërë të mundur vlerësimin e përsëritjes të gjerë të saj në zonën e Mesdheut.

 

PARTNERË

Agjencia e Energjisë dhe të Ujërave të Qeverisë së Maltës (Lead Partner)

Qendra Euro Mediterraneane për Zhvillim të Qëndrueshëm (Itali)

Ambiente Italia (Itali)

Malaga Urban Consortium (Spanjë)

Provincia e Malagës (Spanjë)

Bashkia Sarandë (Shqipëri)

Ministria e Gozos (Maltë)

Bashkia e Naxos dhe Ishujve të vogla të Cikladeve (Greqi)

Rajoni Sicilian (Itali)

 

PARTNERË TË ASOCIUAR

Bashkia e Raguzës (Itali)

Bashkia e Realmonte (Itali)

Këshilli i Qytetit Velez Malaga (Spanjë)

Agjencia Kombëtare të Turizmit (Shqipëri)

Shoqata e Turizmit Gozo (Maltë)

Fondacioni Madeca (Spanjë)

 

FINANCIMI

Projekti CONSUME-LESS bashkëfinancohet nga Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal dhe fondet IPA, në kuadër të Programit Interreg MED në vlerën 2.635.000 €.

 

Për më shumë informacion drejtohuni në faqen zyrtare të internetit:  https://consume-less.interreg-med.eu   si dhe në rrjetet sociale  @consumeless FacebookTwitter Instagram, Youtube

 

Website i markës: www.consumelessmed.org