NJOFTIM PER MBLEDHJEN E KESHILLIT BASHKIAK DATE 29.09.2025

NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e hënë më datë 29.09.2025 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

  1. P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Gusht 2025”.
  2. P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Gusht 2025”.
  3. P/vendim“Për miratimin e  shtetasit  S dhe DH.V për t’u trajtuar në qendrën polivalente ditore të të moshuarve “Feti Rugji” Sarandë”.
  4. P/vendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e përfituesve nga programi i strehimit social “përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra dhe të pa favorizuara”.
  5. P/vendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e përfituesve nga programi subvensionimi i interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti”.
  6. P/vendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e përfituesve nga programi subvencionimi i qirasë në tregun e lirë si dhe mbi normat e strehimit për familjet që përfitojnë nga programet sociale të strehimit”.
  7. P/vendim “Për miratimin e ndihmës financiare për shtetasen Irini Diamantis”.
  8. P/vendim “ Për korrigjimin e gabimeve materiale”.
  9. Raporti i monitorimit të buxhetit për periudhën Maj-Gusht 2025.
  10. Informacion mbi gjetjet e barometrit gjinor në Bashkisë Sarandë .

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Shtator, ora 10:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Shtator, ora 12:00 .
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Shtator, ora 10:00.
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Shtator, ora 12:00.

 

KRYETAR

ASAF   STROKA

BASHKIA SARANDË & WCDCA – FTESË PËR TË RINJTË: TRAJNIM MBI PAQEN DHE SIGURINË NË KOMUNITET

Bashkia Sarandë në bashkëpunim me Woman Center for Development and Culture Albania – WCDCA, fton të rinjtë e moshës 15 – 25 vjeç të marrin pjesë në trajnimin mbi rolin e të rinjve në ndërtimin e Paqes dhe Sigurisë në komunitet, në kuadër të projektit “UNSCR 2250 në Veprim: Rinia për Paqe dhe Siguri në Shqipërí” , mbështetur nga ZIVIK në bashkëpunim me Ministrinë e Rinisë dhe Fëmijëve. Rezoluta 2250 e Sigurimit të OKB-së, miratuar në vitin 2015, njeh rolin kyç të të rinjve në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes. Ajo bazohet në pesë shtylla kryesore: pjesëmarrja, mbrojtja, parandalimi, partneriteti, shkeputja dhe ri-integrimi, duke theksuar nevojën për përfshirje aktive të të rinjve në vendimmarrje, mbrojtjen e tyre nga dhuna, promovimin e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve dhe institucioneve në kontekstet e konfliktit dhe pas-konfliktit.

 

 

Ju lutem regjistrohuni ne linkun:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdz8qfSzL1aAV_KDn4O7aevS9lw-RV73Kb6seD3rKZyl_9VhQ/viewform?usp=sharing&ouid=106548845011921880265

 

Klikoni linkun dhe plotësoni anketën mbi rolin dhe angazhimin e të rinjve:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfAA1O4xKGnJxE2mT1hI-X1jR2jcM9Kfr-Dn6qcw6rMYg0FvA/viewform?usp=dialog

 

Bashkëngjitur materiali (kliko për dokumentin)

THIRRJE PËR KONSULENT LOKAL NË KUADËR TË PROJEKTIT “FORCIMI I KAPACITETEVE INSTITUCIONALE VENDORE PËR MIGRACIONIN NË SHQIPËRI”

Bashkia Sarandë, në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve institucionale vendore për migracionin në Shqipëri”, shpall thirrjen për një Konsulent Lokal që do të mbështesë zbatimin e Procedurave Standarde të Operimit (SOPs) për migracionin e brendshëm, kthimin dhe ri-integrimin e migrantëve si edhe angazhimin e diasporës.

 

 

Ju lutem gjeni thirrjen e plotë të publikuar në linkun më poshtë:

https://fa-evlj-saasfaprod1.fa.ocs.oraclecloud.com/hcmUI/CandidateExperience/en/sites/CX_1001/jobs/preview/16517/?locationId=300000000471445

 

 

📅 Afati i aplikimeve: 07 Shtator 2025, ora 23:59

 

 

Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë aplikimet e tyre duke ndjekur udhëzimet në faqen e internetit të IOM Albania:

https://albania.iom.int/job-vacancies

 

 

Inkurajohen të gjithë kandidatët e kualifikuar që të aplikojnë.