KONSIDERATA TË PËRGJITHSHME
- Në përmbyllje të këtij viti të parë të drejtimit të Bashkisë së Sarandës, them me bindje se, bashkë me përfaqësuesit e zgjedhur në Këshillin Bashkiak dhe me stafin tim mbështetës, me njësitë vartëse të Bashkisë, kemi bashkuar vullnetet, energjitë dhe kapacitetet tona, për të ndryshuar shumëçka në të gjithë territorin administrativ të Bashkisë.
- Kam bërë vetëm pak nga rrugëtimi im me njerëz që e duan qytetin më të mirë e më atraktiv dhe që e tregojnë këtë me vizionin, me aftësinë për të ndryshuar realitete dhe me përkushtim profesional.
- Sot, pas një viti, kemi plotësuar vizionin për zhvillimin e këtij territori dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, si dhe kemi përcaktuar punët që do të realizojmë, duke nisur nga më të thjeshtat, deri në operacione të rëndësishme për qytetin: rrugët, ujin e pijshëm, për Ksamilin në veçanti, për mbajtjen e qytetit pastër, për vijën e bregdetit dhe për të jetuar gjelbër etj.
- 365 ditët që kemi lënë prapa, na kanë vënë përballë realiteteve, për të cilat kishaim nevojë të thellonim njohjen tonë. E për këtë kemi shumë mirënjohje për qytetarët, që na kanë lehtësuar njohjen dhe punën.
- Ky vit ka qenë i vështirë dhe jotipik, në disa vështrime:
- Ka qenë vit i prekjes nga tërmeti dhe i një reagimi humanitar që kërkoi kjo situatë edhe nga ne.
- Bashkia u bë qendra e konkretizimit të humanizmit qytetar të qindra banorëve të Sarandës për familjet e viktimave të tërmetit dhe për qindra të tjera, që kjo fatkeqësi natyrore i la pa shtëpi.
- Marsi i sivjetëm na vuri përpara një tjetër prove të madhe humanitare, kur Bashkisë, për muaj me radhë, iu desh të operonte si një koperacion humanitar, për t’u dhënë shpresë dhe paketa ushqimore e mjeksore, njerëzve të mbyllur në shtëpi e sidomos të moshuarve të vetmuar dhe familjeve me njerëz me nevoja të veçanta.
- Një sfidë më vete vazhdon të na verë kjo situatë, për të bërë turizëm në kushte të veçanta, ku Saranda, përveç atraksionit dhe dimensionit të saj të njohur 3D (Diell-Det-Dashuri), duhet të japë edhe po kaq SIGURI në të bërin turizëm, si në tokë, në hoteleri, bare e restorante, edhe në plazhe.
Saranda është vënë më mirë në vëmendjen e Qeverisë Rama
- Nuk ishte e rastit që verën e kaluar nga Saranda, Shqipëria dha lajmin e pritjes së turistit 1 milionë, vetëm për gushtin 2019
- Do të nënvizoja investimin shumë të rëndësishëm të rikonstruksionit që po i bëhet shetitores, i cili bëhet nëpërmjet Qeverisë Shqiptare
- Po kështu, faktin që, me Vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave, u formalizuan 15.000 m2 plazhe dhe u zgjerua vija bregdetare e plazheve me mbi 3 km.
- Gjithashtu, nuk është e rastit që u zgjodh Saranda, si një ndër destinacionet më pranë zhvillimit, që Qeveria, përmes ministrit të Turizmit, të bënte promovimin e hyrjes në fuqi të një ligji të veçantë, siç është ai për heqjen e TVSH-së së jahteve dhe mjeteve lundruese të kënaqësisë.
- Një tjetër tregues i kësaj vëmendjeje të shtuar është fakti që Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale financon në Bashkinë e Sarandës projektin për ngritjen e Qendrës Multifunksionale për zhvillimin e fëmijëve dhe fuqizimin e familjes. Projekti është me propozim të Bashkisë dhe me partneritet e punë të përbashkët.
- Vizita e takime të përsëritura të ministrave Klosi, Lleshaj dhe Denaj e Margariti
Saranda dhe Bashkia e saj ka qenë e vizituar edhe nga ndërkombëtarët
- Takimi me ambasadorin e Katarit dhe aktiviteti i organizuar për pritjen e anijes “Katari”
- Takimi me ambasadorin e Japonisë
- Takimi me zv/ambasadorin e Zvicrës PATRICK MEIER
- Takimi me ambasadorin e BE, Soreca, në mjediset e Ndërmarrjes Sociale, të krijuar me gratë e dhunuara
- Një kulm më vete ishte interesimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, për të cilën do të thosha se jemi me fat që ajo, siç u shpreh vetë, ka rënë në dashuri me Sarandën
I. NE FUSHËN E TURIZMIT: Ky ka qenë viti kur janë bërë investime strukturore, që potencojnë burimet njerëzore, orienimin në tregun turistik dhe krahasueshmërinë me rajonin
- Kemi bërë hapa të mirë për kthimin e turizmit në prioritet të dorës së parë për Bashkinë, duke reflektuar kjo edhe në strukturën organike.
- Jemi me ambicien që ta bëjmë atë ndër drejtoritë më të fuqishme e më të strukturuara, duke arritur një përputhje mes prioritetit që qyteti e ka dhe Bashkia nuk e kishte.
- Kemi fuqizuar promocionin në mediat vendore, në ato kombëtare dhe në rajon (Kosovë-Maqedoni) dhe apeli e ftesa jonë është dëgjuar mirë
- Kemi shtuar promocionin për pikat e interesit turistik. Veçoj këtu turin e 30 gazetarëve nga Kosova, që i kontribuan shumë promovimit të aseteve tona dhe ofertës sonë turistike në mediat e tyre, duke nisur me disa lidhje direkte në ekranet e tyre, qysh në ditët kur ishin këtu, për të vazhduar me transmetimin e Konferencës për shtyp të Kryetarit të Bashkisë para tyre, në mjedis të hapur, siç e kërkojnë masat anticovid.
- Impakti i këtij turi gazetarësh dhe operatorësh të mediave kosovare, duket qartazi në praninë e shtuar të pushuesve dhe vizitorëve nga Kosova në Sarandë dhe në Ksamil, gjatë muajit gusht e shtator dhe që ne shpresojmë të ketë vijimësi deri përtej mesit të nëntorit
- Kemi vënë dorë në prag të sezonit dhe gjatë tij, duke realizuar atë që quhet kurimi i qytetit, duke i bërë më të evidentueshme ato si objekte dhe duke nxitur vizitat në këto asete:
- me banerin promocional të sezonit, të vendosur në Sheshin e Limanit (me dimension 6 x 4 m)
- me ndriçimin e lokalizuar të Muzeut të Traditës dhe Basorelievit të Naim Frashërit,
- të Galerisë së Artit
- të Spirancës antike
- të bunkerit Memorje ’78 etj.
- Hapëm pedonalen mbi shetitore, duke e bërë atë të limituar në fasha orare për automjetet dhe duke zgjeruar fashën e përdorimit nga këmbësorët. E shohim çdo mbrëmje se sa shumë aksesohet dhe sa shumë gjallëri i jep qytetit të Sarandës.
- Kemi bërë lidhjen e hapësirës së plazheve tona publike në Sarandë, duke u dhënë atyre një linearitet prej 600 ml, pa shkëpuutje prej Plazhit të Ri dhe përgjatë asaj pjese të shetitores që nuk është në rikonstruksion.
- Për herë të parë kjo hapësirë plazhesh ofrohet pa pagesë për qytetarët.
II. NË FUSHËN INFRASTRUKTURORE: Motoja ka qenë dhe mbetet: ÇDO LEK I TAKSAPAGUESVE TË SHKOJË TEK ATA SI SHËRBIM APO SI INVESTIM.
- Përparësia u është dhënë dy destinacioneve më të mëdha turistike që ne kemi: Sarandës dhe Ksamilit.
- Çdo qytetar dhe çdo vizitor apo pushues shikon një kujdesje të dedikuar të Bashkisë për rrugët e brendshme.
- Vetëm në periudhën janar-korrik 2020, janë kryer investime të rëndësishme, kryesisht për infrastrukturën rrugore
- Riveshje me asfalt është bërë në 9500 m2 rrugë, të cilat ishin amortizuar ndjeshëm
- Ndërkohë, në 1200 m2 rrugë, janë kryer asfaltime të reja
- Janë vijëzuar e pajisur me sinjalistikë orientuese dhe lehtësuese për lëvizshmërinë në brendësi të qyteteve dhe në hyrje-daljet e tyre.
- Në pritje të një investimi të ri të Qeverisë, me një investim të pjesshëm, u vu në funksionim rruga dytësore, alternative nga ish-Nënstacioni Elektrik, me zbritje në “Santa Quaranta Resort”, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve drejt Ksamilit dhe anasjelltas.
- Investimet janë shtrirë në të gjithë territorin, të shpërndara në një raport të drejtë dhe duke mos bërë dallim mes qendrës dhe periferisë, mes zonave urbane dhe atyre rurale.
III. NË FUSHËN E SIGURISË PUBLIKE: Qytet i monitoruar, qytetar më i mbrojtur, turist më i sigurt në qytetin e turizmit
- Kemi bërë investim për instalimin e kamerave të sigurisë, duke monitoruar qytetin nëpërmjet sistemit të kamerave, me panelin e vëzhgimit në selinë e Bashkisë Sarandë.
- Krijuam si aktivitet bashkiak strukturën e sigurisë së objekteve, si një masë që shton siguri dhe pakëson shpenzime.
IV. NË FUSHËN E MOBILITETIT NË QYTET:
- Jemi investuar për të lehtësuar hyrje-daljet nga Saranda, si dhe qarku-llimin e brendshëm, duke riparë senset e kalimit në disa akse (sidomos aksi përpara spitalit Bashkiak “Petro Nako”) etj
V. NË FUSHËN E TË ARDHURAVE DHE FUQIZMIMIT FINANCIAR TË BASHKISË: Aplikimi i barazisë fiskale për të gjithë, krijimi i shanseve për fitim më të mirë
- Viti 2020 dallon si një vit pa rritje taksash, por edhe për bazën e zgjeruar të taksimit.
- Duke qenë pranë shqetësimeve dhe vokacionit të biznesit vendas, Këshilli Bashkiak, me propozimin e Kryetarit të Bashkisë, me vendimmarjen e vet i dha frymëmarrje të re biznesit,
- Ofrohen lehtësira fiskale dhe mundësi më të mira për biznesin në shlyerjen e detyrimeve ndaj Bashkisë, Nga këto lehtësira përfitojnë 75% e bizneseve tona.
- Është lehtësuar tarifa e shërbimit për dhomë në hotelerinë e Sarandës dhe Ksamilit, në masën nga 16-25%
- Tashmë është bërë ulja e taksës së fjetjes në hotelet e Njësisë Administrative Ksamil, në masën 22%
- Është pritur shumë mirë nga biznesi ynë edhe shtyrja e pagesës së detyrimeve për subjekte që kanë vështirësi financiare për shkak të COVID 19.
- Mjaft bzinese janë afruar për nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe mes subjektit dhe Bashkisë, për modalitetet e shlyerjes së këtyre detyrimeve.
- Të ardhurat e realizuara në 7 muajt e parë të vitit 2020, janë 10% më të larta nga ato të të njëjtës periudhë të vitit 2019 dhe këto u bënë bazë për realizimin e veprimtarisë së Bashkisë në drejtim të:
- Shërbimeve ndaj komunitetit
- Investimeve
- Mbështetjen e shtresave në nevojë
- Marrëdhënien korrekte me operatorë të tjerë dhe ndaj shtetit
- Mbajtjen e Bashkisë në situatë të shëndoshë financiare
- Mirëadministrimi i financave të Bashkisë ka qenë prioritet dhe për këtë arësye sot Bashkia është në situatë të shëndoshë financiare dhe e aftë për të përmbushur funksionet e saj.
VI. NË FUSHËN SOCIALE: Është bërë më i dallueshëm e më i plotë profili social i institucionit të Bashkisë, duke kthyer më shumë vështrimin nga shtresat më në nevojë.
- Numri i përfituesve nga mbështetja sociale ka ardhur në rritje:
Krahasimi mes tri periudhave, tregon ndryshimin
- Korrik 2019- 194 përfitues
- Korrik 2020- 364 përfitues
- Mars 2020 (periudha e pandemisë) 485 përfitues
- Në periudhën e mbylljes, për shkak të pandemisë, u asistuan me të gjitha kapacitetet tona rreth njëmijë familje.
- Fondi i përdorur me këtë destinacion është rritur me 37%
- Bashkia Sarandë ka funksionale 5 shërbime, që përfaqësohen nga 5 qendra të rëndësishme.
- Shtëpia e Fëmijëve Shkollorë “Vangjel Pulla”
- Qendra Ditore Polivalente për të Moshuar “ Feti Rugji”
- Qendra e Zhvillimit për Fëmijë 3-16 vjeç (PAK)
- Qendra Ditore për Fëmijë nga shtresa në nevojë
- Qendra emergjente 72 orë, për viktimat e dhunës në familje
- Disa prej këtyre institucioneve, u mbyllën në kushtet e situatës pandemike. Kjo kërkoi që të ishim pranë banorëve të këtyre qendrave, duke ofruar paketa ushqimore apo asistencë të specializuar në kushte shtëpie.
- Nuk do të rreshtim për të bërë të prekshme idenë për krijimin e një qendre multisociale atje ku sot janë dy institucione të tilla (Qendra e të Moshuarve dhe Qendra për Zhvillim e Fëmijëve)
- Fjala është për një investim prej 14 milionë lekësh të ndara në vite: 5 milionë më 2020, 5 milionë më 2021, 4 milionë më 2022)
- Në këtë Qendër parashikohet të ofrohet nga Bashkia një vakt kryesor (dreka ose darka) për shtresa në nevojë
- Edhe Ksamilit iu shtua një Park Publik
- Sarandës i kemi shtuar mjedise të premtuara lojërash të reja për fëmijë
- Saranda ka tashmë, edhe një investim madhor në fushën sociale, siç është Ndërmarrja Sociale, e destinuar për mbështetjen dhe punësimin e grave të dhunuara.
- Edhe në pikëpamje të organizimit dhe aftësimit për të ofruar Bashkia më shumë e më mirë punë sociale, kemi një realitet të ri.
- Për herë të parë, struktura ku përpunohen politikat sociale dhe ku realizohet mbështetja sociale, u ngrit nga sektor, në nivel drejtorie.
- Brenda kësaj drejtorie, gjithashtu për herë të parë, krijuam “Njësinë e vlerësimit dhe referimit të rastit”
VII. NË FUSHËN KULTURORE DHE TË TRADITËS:
- Organizuam me një qasje të re festimet e jubileut të 75 vjetorit të çlirimit të Sarandës dhe Shqipërisë
- Kemi bërë gati për t’u derdhur në Bronz bustet e tre Heronjve të Popullit. Veprat e skulptorëve realizues po i jepen Fonderisë për t’u derdhur në bronz,
- Një kalendar i tërë aktivitetesh të mëdha e prestigjoze i kemi shtyrë ose anulluar, për shkak të situatës COVID 19.
- Por nuk lamë pa bërë Konferencën e IV Mbarëkombëtare të Arkivistikës, që erdhi në Sarandë pas tre edicioneve në tre kryeqytete të hapësirës shqiptare (Tiranë-Prishtinë-Shkup).
- Galeria e Artit “Art-Saranda” është pasuruar me Ekspozitën personale të Fate Velaj dhe me promovime librash, që janë ndjekur me interes nga publiku dhe mediat.
VIII. NË FUSHËN E ASETEVE SPORTIVE: Kemi hedhur disa hapa të rëndësishëm, që e djeshmja jonë interesante sportive, t’i flasë dhe t’i shërbejë të sotmes, si motivim për kualitete sportive
- Holli i stadiumit shpalos tani informacion historik mbi traditën 88-vjeçare të futbollit sarandiot
- Stadiumi i futbollit ofron kushte shumë më të mira stërvitjeje edhe natën, me ndriçim bashkëkohor dhe me kushte të pakrahasueshme për të ndjekur takimet futbollistike
- Për të mos u harruar është Takimi i Legjendave të futbollit Vlorë-Sarandë-Korfuz
- Ekipi i shahistëve, duke nisur nga titullarët deri tek fëmijët e shkollave, kanë patur mbështetjen dhe nxitjen tonë, edhe përmes aktivitetetve stimuluese të zhvilluara
- Ndërkaq, hapësira e ish-tregut të shumicës te stadiumi i futbollit do të përshtatet për t’u ndërtuar fusha të lojërave më dorë (basket etj)