Projekti i Bashkisë për buxhetin e vitit 2021, mori miratimin e Këshillit Bashkiak, në mbledhjen më të rëndësishme të vitit të këtij Këshilli. Tradicionalisht shqyrtimi dhe miratimi i projektbuxhetit të ri, është mbajtur me prani të shtuar të publikut e medias dhe në një sallë të veçantë. Kushtet e pazakonshme, të ardhura nga pandemia që vazhdon, kërkuan që edhe kjo mbledhje e rëndësisë së veçantë të mbahet online. Pas votimit me shumë përgjegjësi, projekti u kthye në buxhet, mbi të cilin do të ngrihet tërë veprimtaria qeverisëse e Bashkisë së Sarandës.
Projekti i prezantuar u vlerësua dhe u votua, si një buxhet që ka përparësi investimet, shërbimet dhe favorizimin e biznesit vendor, me përparësi turizmin, i cili ka nevojë të mbështetet për ringritjen  e tij, pas mbijetesës në kushte pandemie.