“Takim përforcues i marrëdhënieve Shqipëri-Ukrainë: Ambasadori Shkurov viziton Sarandën”

🇦🇱🤝🇺🇦 Kënaqësi të prisja ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, z. Volodymyr Shkurov. Diskutuam mbi komunitetin ukrainas në qytetin tonë dhe ndamë mendime lidhur me forcimin e marrëdhënieve bilaterale. Takim që do të ndihmojë në thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë midis dy vendeve tona. 🌍💬 #Sarandë #Ukrainë #Bashkëpunim

 

**🌳 NJOFTIM PËR TRAJTIME KIMIKE 🌳**

**🌳 NJOFTIM PËR TRAJTIME KIMIKE 🌳**

 

Nga data 03.06.2024 deri më 11.06.2024, Sektori i Gjelbërimit, Bashkia Sarandë do të kryejë trajtimet kimike sezonale në pemët dekorative në qytet. 🌲

 

Trajtimet do të kryhen prej orës 24:00 deri në orën 05:00, me preparate të listës të miratuar nga Bashkimi Evropian. 🕛

 

Njoftohen qytetarët të marrin masa, sidomos bletërritësit. 🛡️

“Arti për BE: Përfshirje, Diversitet, dhe Të Drejtat e Njeriut” – Konkurs-Ekspozitë në Sarandë 🎨🕊

Në kuadër të projektit Java e Europës 2024 🇪🇺, Bashkia Sarandë do të organizojë konkurs-ekspozitë 🎨 me punime me tematikë “BE për përfshirjen, diversitetin dhe të drejtat e njeriut” 🕊.

 

Ju ftojmë të merrni pjesë me krijimet dhe punimet tuaja 📷🎨, të cilat mund ti dorëzoni pranë drejtorive të shkollës ku studioni ose pranë zyrës së Drejtorisë së Projekteve, Rinisë dhe Integrimit Europian në Bashkinë Sarandë.

Afati i dorëzimit të punimeve është data 2 maj 2024.

“Prefekti i Vlorës Drejt Prespektivës së Sezonit Turistik 2024: Bashkëpunimi Ndërinstitucional si Kusht për Suksesin”

Në praninë e Prefektit të qarkut Vlorë, z. Vangjel Tavo u zhvillua ditën e sotme takimi ndërinstitucional në kuadër të analizimit të ecurisë dhe prezantimit të planit të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2024.
Në takim u theksua se bashkëpunimi ndërinstitucional është i rëndësishëm për menaxhimin e turizmit dhe u kërkua angazhimi maksimal i të gjitha strukturave të pushtetit vendor dhe degëve territoriale për arritjen e një sezoni turistik sa më të suksesshëm.