Skuadra e “Butrinti”-t vijon paraqitjen mbresëlënëse në këtë sezon të ri, duke mos njohur humbje dhe barazime.
Në transfertën e sotme në Këlcyrë, “Butrinti” ka marrë një tjetër fitore të madhe.
Ekipi, i drejtuar nga tekniku Milto Gurma, ka triumfuar në sfidën e sotme me rezultatin e pastër 0-2, duke dalë nga kjo transfertë jo e lehtë, me pikët e plota.
Golashënuesit e sarandiotëve në këtë ndeshje ishin: Xhuloi Mirani dhe Thodhori, që vulosën shifrat në 0-2
Një sukses që e ngjit “Butrinti”-n në krye të tabelës, me 9 pikë të plota, me tri fitore radhazi.
Sfida e radhës do të jetë në stadiumin “Andon Lapa”, kundër Përmetit.