Banorë e biznese të lagjeve 2 e 3 të Sarandës shpehën opinionet, vërejtjet e sygjerimet e tyre për investimet publike,hartimin e Paketës Fiskale e Projekt-Buxhetit për vitin 2021

Dëgjesa e radhës me qytetarët u zhvillua me banorët dhe bizneset e Lagjes Nr. 2 dhe 3 në Sarandë. Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma bëri përpara tyre një panoramë të punëve të realizuara gjatë vitit 2020,
Kryebashkiaku Gurma kërkoi të dëgjohen qytetarët për ato që janë bërë e për ato që ata i gjykojnë prioritare për t’u bërë, duke ndihmuar kështu në planifikimin sa më të drejtë të investimeve të vitit që vjen.
Banorët që e morën fjalën falenderuan për vëmendjen e shtuar të Bashkisë.

ZËRI I QYTETARËVE DËGJOHET PËR PUNËT E 2021

Dëgjesa e radhës me qytetarët u zhvillua me banërët e Lagjes Nr. 4 në Sarandë. Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma bëri përpara tyre një panoramë të punëve të realizuara gjatë vitit 2020, duke nënvizuar se kjo lagje e ka merituar këtë vëmendje. Ndërkaq ai ka deklaruar se për sa kohë do të jetë ai në krye të bashkisë, taksat ndaj qytetarëve nuk do të ngrihen.
Kryebashkiaku Gurma kërkoi të dëgjohen qytetarët për ato që janë bërë e për ato që ata i gjykojnë prioritare për t’u bërë, duke ndihmuar kështu në planifikimin sa më të drejtë të investimeve të vitit që vjen.
Banorët që e morën fjalën falenderuan për vëmendjen e shtuar të Bashkisë, të konkretizuar me investimet që hyjnë në brendësi të lagjes, me rrugë, me kanalizime, me këndin e ri të lojërave e miniparqe për çlodhje, me shërbim më të mirl të pastrimit etj. Ata kërkuan që edhe vitin e ardhshëm të vazhdohet të investohet në këto drejtime. Kur lagja është e urbanizuar, vlerësuan folësit, cilësia e jetës së banërëve është më e mirë, por edhe oferta turistike e qytetit bëhet më e mirë.

Vijueshmëria e bashkëpinimit me GIZ, jep siguri për arritjen e qëllimeve të përbashkëta

Kryetari i Bashkisë z. Adrian Gurma në një takimin online, uroj për daljen në pension z. Hermann Plumm, Menaxher Programi dhe drejtues i Projektit “Menaxhimi i Modernizuar i Mbetjeve të Ngurta dhe Ekonomia Ricikluese”, të GIZ në të cilin Bashkia Sarandë është partnere dhe përfituese, si dhe mirëpriti dhe uroj në detyrën e re, zëvendësen e z. Plumm, znj. Christine Koenig.
Mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm dhe siguri për përkushtim dhe vendosmëri në arritjen e qëllimeve të përbashkëta për përmirësim e punës në sektorin e manaxhimir të mbetjeve.