“Yje në Lëkurs”

Momente nga mbrëmja e spektaklit “Yje në Lëkurs” organizuar me mbështetjen e Bashkisë Sarandë.

Kryebashkiaku Gurma: Pritje për diplomatë nga Rumania

Kreu i Bashkisë Gurma ka pritur Sekretaren e Shtetit të Departemtit për rumunët jashtë Rumanisë, zj.Oana Ursache, Ambasadorin e Republikës së Rumanisë në Shqipëri, z.Octavian Serban, si dhe Konsullin z.Aleksandre Savo, për t’ju prezantuar Sarandën si një destinacion për t’u vizituar dhe për forcimin e marrëdhënieve edhe në nivel lokal.

Gurma tha se mes dy vendeve ka një histori marrëdhëniesh shumë të mira dhe shumë të hershme, kur një plejadë e tërë e Rilindasve shqiptarë, e patën aktivitetin në Rumani. E po kështu, Saranda historikisht ka patur konsullatë të Rumanisë, duke nënvizuar se e ka pjesë të përditshmërisë së saj nderimin e rumunit europianeist Nicolae Jorga, bustin e të cilit e kemi si një vepër arti.
“Mikpritja na bashkon, Shqipëria ka qenë surpriza më e madhe”, tha ndër të tjera znj.Ursache. Ajo falenderoi për mbështetjen që ka gjetur edhe në qeverisjen vendore komuniteti arumun në Sarandë. Ambasadori Octavian Serban gjithashtu u shpreh se ndihet komod në punën e vet në Shqipëri, pasi marrëdhëniet mes Bashkisë dhe komunitetit arumun, janë aq të mira, sa i lehtësojnë dukshëm punën.

Në takim u kërkua mbështetje nga pushteti edhe në nivel vendor, që Shtëpia Jorga të kthehet në origjinën pronësore dhe të bëhet një Institut i Kulturës Europiane. Për këtë kryebashkiaku Adrian Gurma i ka siguruar diplomatët rumunë se ai do të jetë një interlokutor i mirë pranë strukturave qendrore, që kanë atribute vendimmarëse për këtë objekt.

 

Tango në kavaletë

Nga data 25.7-10.8.2021 në shëtitoren e qytetit  prezantohet ekspozita vetjake  ”Tango në kavaletë”, e artistes Amantia Rrokaj, me punime nga materiale të riciklueshme. Ekspozita mundësohet me mbështetjen e Bashkisë Sarandë, në kuadër të 100-vjetorit të saj. Ndërsa organizatore është Shoqata Kulturore “Swiss Albania Event”, me qendër në Zvicër, me Kryetare Aina Hoti.
Ky organizim i saj, vjen si pjesë e projektit “Diaspora në Atdhe”.
Shijoni larminë e ngjyrave  dhe shumllojshmërinë e objekteve në një ekspozitë të veçantë

SHËRBIMI ZJARRFIKËS NË PËRBALLJE PROFESIONALE ME SITUATAT

Megjithë kujdesin në rritje dhe masat menaxheriale, zjarret nuk kanë munguar. Më i fundit ishte ai që ra në kodrat në afërsi të Ksamilt. Me të marrë informacionin, shërbimi zjarrfikës i Bashkisë së Sarandës u gjend atje ku ishte vatra e ndezur. Brenda një kohe të shkurtër efektivët e tij, me shumë profesionalizëm, ia dolën ta vënë atë në kontroll. Për këtë patën edhe mbështetjen e homologëve të tyre nga Konispoli. Punë për t’u vlerësuar e admiruar, në shpëtim të pasurisë kombëtare nga rreziku i zjarreve, në këtë verë të nxehtë.