Megjithë kujdesin në rritje dhe masat menaxheriale, zjarret nuk kanë munguar. Më i fundit ishte ai që ra në kodrat në afërsi të Ksamilt. Me të marrë informacionin, shërbimi zjarrfikës i Bashkisë së Sarandës u gjend atje ku ishte vatra e ndezur. Brenda një kohe të shkurtër efektivët e tij, me shumë profesionalizëm, ia dolën ta vënë atë në kontroll. Për këtë patën edhe mbështetjen e homologëve të tyre nga Konispoli. Punë për t’u vlerësuar e admiruar, në shpëtim të pasurisë kombëtare nga rreziku i zjarreve, në këtë verë të nxehtë.












