Nga data 25.7-10.8.2021 në shëtitoren e qytetit prezantohet ekspozita vetjake ”Tango në kavaletë”, e artistes Amantia Rrokaj, me punime nga materiale të riciklueshme. Ekspozita mundësohet me mbështetjen e Bashkisë Sarandë, në kuadër të 100-vjetorit të saj. Ndërsa organizatore është Shoqata Kulturore “Swiss Albania Event”, me qendër në Zvicër, me Kryetare Aina Hoti.
Ky organizim i saj, vjen si pjesë e projektit “Diaspora në Atdhe”.
Shijoni larminë e ngjyrave dhe shumllojshmërinë e objekteve në një ekspozitë të veçantë



