UNIONI TURISTIK SHQIPTAR JEP NGA SARANDA SINJALIN E VITIT TURISTIK 2022

Për herë të parë takimi i përvitshëm i Unionit Turistik Shqiptar, u zhvillua këtë fillimviti në Sarandë, me praninë e njerëzve që mes tyre janë miq, partnerë dhe aktorë në fushë të Turizmit në Shqipëri e në trojet shqiptare dhe me mbështetjen e Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë. Duke falenderuar Unionin Turistik Shqiptar për zhvendosjen këtë vit të eventit nga Durrësi në Sarandë, Kryebashkiaku Adrian Gurma tha se Saranda e ka pritur dhe e meriton këtë, pasi është markë e konfirmuar e turizmit shqiptar. Ai vlerësoi arritjet e vitit 2021 në turizëm, si produkt të bashkëpunimit të mirë mes niveleve të qeverisjes qendrore e vendore dhe partneritetit shumë të mirë me biznesin turistik. “Ne kemi filozofinë: atje ku mbaron një sezon, nis puna për sezonin tjetër”, u shpreh Adrian Gurma dhe takimin e organizuar në këtë fillim janari në qytetin e turizmiz, e ciësoi si sinjal që jepet në kohën e duhur nga Saranda për projeksionin e vitit turistik 2022 dhe për sfidat që na presin. Në takimin e Sarandës, me fokus turizmin, morën pjesë dhe përshëndetën edhe ish-Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, Deputetja e zonës Anila Denaj, Kryetari i Unionit të Kosovës, Baki Hoti etj. Gjatë mbrëmjes festive, ku nuk mungoi argëtimi dhe humori, u ndanë edhe vlerësime për më të mirët e vitit 2021. Kështu, u dhanë Certefikata te Mirenjohjes per kontribute dhe bashkepunim me ATU, certefikata antarsimi per anetaret e rinj te Unionit Turistik Shqiptar, si dhe cmime nga komisioni vlersues për: Operatorin Turistik më të mire Incoming, Operatorin Turistik më të mirë Outgoing, për Agjencinë Turistike më të mirë, për Hotelin më të mirë për bregdetin dhe për qytetin, për Agjencinë më të mire të transportit turistik, për Guidën turistike më të mirë, për Agjencinë më zë mirë të turizmit të aventurës dhe Restorantin turistik më të mirë.

URIMET MË TË MIRA PËR UNIFORMAT BLU

Në respekt të misionit dhe të angazhimit të efektivëve të Komisariatit të Policisë në Sarandë, Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma, së bashku me Prefektin e Qarkut dhe me kolegët kryetarë të Bashkive Finiq e Konispol, ishin pranë uniformave blu. Në atmosferën e festave të fundvitit urimet e dhëna për efektivët e Komisariatit të Policisë Sarandë përmbanin mirënjohjen që ata shërbejnë si garantë të rendit dhe sigurisë publike edhe kur të tjerët festojnë. Prandaj ata morën urime të ngrohta e të sinqerta me rastin e Vitit të Ri 2022, për të patur familjarisht një vit të shëndetshëm dhe të suksesshëm në përmbushjen e misionit të vështirë, por dhe fisnik, që uniformave blu u është besuar të kryejnë.

VIT ME PLEQËRI TË BARDHË DHE VITALITET PËR TË MOSHUARIT

Të moshuarit e Qendrës Ditore Polivalente shkëmbyen urime dhe ngritën shëndete për Vitin e Ri 2022. Për t’’u dhënë urimin e tij për pleqëri të bardhë dhe me vitalitet, mes të moshuarve shkoi edhe Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma. “Jemi pranë jush jo vetëm në festa, por në çdo ditë të vitit, që ju të mos ndjeheni vetëm, por të rrethuar nga vlerësimi e respekti ynë dhe i shoqërisë”, u tha atyre Kreu i Bashkisë Gurma, duke kujtuar atë eksperiencë asistimi që nuk mungoi as në kushtet e izolimit të shkaktuar prej pandemisë. Ai falenderoi fondacionin “Shpresë për Botën”, për asistencën e vazhdueshme që u ofron të moshuarve të këtij institucioni social. Po ashtu, mirënjohës u shpreh për stafin që ofron shërbime dhe dashuri në Qendrën Ditore Polivalente. Ishte e tëra një festë e vogël në këtë prag të ndërrimit të viteve kur u trokitën gotat dhe u shkëmbyen urime të ngrohta për një vit të ri 2022 plot shëndet e mbarësi.