Në respekt të misionit dhe të angazhimit të efektivëve të Komisariatit të Policisë në Sarandë, Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma, së bashku me Prefektin e Qarkut dhe me kolegët kryetarë të Bashkive Finiq e Konispol, ishin pranë uniformave blu. Në atmosferën e festave të fundvitit urimet e dhëna për efektivët e Komisariatit të Policisë Sarandë përmbanin mirënjohjen që ata shërbejnë si garantë të rendit dhe sigurisë publike edhe kur të tjerët festojnë. Prandaj ata morën urime të ngrohta e të sinqerta me rastin e Vitit të Ri 2022, për të patur familjarisht një vit të shëndetshëm dhe të suksesshëm në përmbushjen e misionit të vështirë, por dhe fisnik, që uniformave blu u është besuar të kryejnë.