Për herë të parë takimi i përvitshëm i Unionit Turistik Shqiptar, u zhvillua këtë fillimviti në Sarandë, me praninë e njerëzve që mes tyre janë miq, partnerë dhe aktorë në fushë të Turizmit në Shqipëri e në trojet shqiptare dhe me mbështetjen e Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë. Duke falenderuar Unionin Turistik Shqiptar për zhvendosjen këtë vit të eventit nga Durrësi në Sarandë, Kryebashkiaku Adrian Gurma tha se Saranda e ka pritur dhe e meriton këtë, pasi është markë e konfirmuar e turizmit shqiptar. Ai vlerësoi arritjet e vitit 2021 në turizëm, si produkt të bashkëpunimit të mirë mes niveleve të qeverisjes qendrore e vendore dhe partneritetit shumë të mirë me biznesin turistik. “Ne kemi filozofinë: atje ku mbaron një sezon, nis puna për sezonin tjetër”, u shpreh Adrian Gurma dhe takimin e organizuar në këtë fillim janari në qytetin e turizmiz, e ciësoi si sinjal që jepet në kohën e duhur nga Saranda për projeksionin e vitit turistik 2022 dhe për sfidat që na presin. Në takimin e Sarandës, me fokus turizmin, morën pjesë dhe përshëndetën edhe ish-Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, Deputetja e zonës Anila Denaj, Kryetari i Unionit të Kosovës, Baki Hoti etj. Gjatë mbrëmjes festive, ku nuk mungoi argëtimi dhe humori, u ndanë edhe vlerësime për më të mirët e vitit 2021. Kështu, u dhanë Certefikata te Mirenjohjes per kontribute dhe bashkepunim me ATU, certefikata antarsimi per anetaret e rinj te Unionit Turistik Shqiptar, si dhe cmime nga komisioni vlersues për: Operatorin Turistik më të mire Incoming, Operatorin Turistik më të mirë Outgoing, për Agjencinë Turistike më të mirë, për Hotelin më të mirë për bregdetin dhe për qytetin, për Agjencinë më të mire të transportit turistik, për Guidën turistike më të mirë, për Agjencinë më zë mirë të turizmit të aventurës dhe Restorantin turistik më të mirë.























