SEZON PA ZJARRE, PA KANABIS

Ndërkohë që afron sezoni veror, pjesë e përgatitjeve për mbarëvajtjen e tij, janë edhe masat për të mos patur zjarre dhe as kultivim të kanabisit. Me këtë synim, Kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma thirri një tryezë me të gjithë aktorët, të cilët ligji i ngarkon me përgjegjësi në këto drejtime. Kreu i Bashkisë Gurma kërkoi rritje të bashkëpunimit ndërinstitucional nga Bashkia deri te kryetarët e fshatrave për ta patur territorin në kontroll dhe për të bërë secili detyrën që i takon. Nënprefekti Mirosh Birjani iu referua eksperiencës së mirë të viteve të fundit, e cila u kërkua të vihet në shërbim të përballimit të sfidave që qëndrojnë përpara për një verë pa zjarre dhe pa kanabis. Shefi i Komisariatit të Policisë së Rendit Klodian Kondi, tha se toleranca e policisë për shkaktarët e zjarreve dhe kultivuesit e kanabisit do të jetë zero. Me shqetësim dge angazhim diskutuan edhe drejtues të MZSH e të Emergjencave Civile, të Zonave të Mbrojtura, si dhe kryetarë të fshatrave e blegtorë të pranishëm në tryezë. Diskutimi u ndal në forcimin e masave dhe në ndërgjegjësimin më të mirë për sfidat që qëndrojnë përpara të gjithëve, parandalimin e mbrojtjen nga zjarri, si dhe në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Theksi u vu në nevojën për bashkëpunim, bashkërendim dhe koordinim të veprimeve, si kusht për përballimin e çdo situate.

 

VIZITAT NË KOSOVË: TË PËRZEMËRTA DHE PREZANTUESE TË DESTINACIONIT

Turi i vizitave të zyrtarëve bashkiakë dhe bizneseve turistike të Sarandës, patën mjaftueshëm vëmendje nga autoritetet e Prishtinës, hapësirën e duhur për promocion dhe interesin e madh të mediave. Pas Kryetarit Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, një pritje të veçantë rezervoi Kryetari i Kuvendit të Kodovçs, Glauk Kujovca, për kreun e Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, kryetarin e Këshillit Bashkiak, Asaf Stroka dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit. Mes tyre u diskutua mbi intesifikimin e shkëmbimeve, jo vetëm në turizëm, por edhe mundësitë e projekteve dhe zhvillimin e risive inovative me interes dypalësh. Në takimin me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe të Tregëtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me përfaqësues të operatorëve turistikë, fol gjerësisht për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Për qasjen në këtë fushë dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes bizneseve Prishtinë-Sarandë, u bashkëbisedua edhe në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Veprimtaritë në kuadër të “Ditëve të Sarandës” në Prishtinë, kulmuan me performacën promocionale dhe artistike në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Në prani të Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe të Tregëtisë, Rozeta Hajdari, të kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, të Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, si dhe me praninë e operatorëve turistikë, të Sarandës e Kosovës dhe qytetarë të Prishtinës, u prezantua oferta turistike 2022, destinacionet më të rëndësishme të këtij viti. Grupe artistike të Qendrës Kulturore dhe QKF të Sarandës performuan para publikut prishtinas, ndërkohë që në mjediset e Sallës dë Kuqe u ekspozuan matrriale promocionale të turizmit dhe agroturizmit të Sarandës. Një ndalesë e posaçme çër vizitë zyrtare, u bë në Komunën e Gjakovës, me të cilën Saranda është e binjakëzuar. Atje grupi i bashkiakëve dhe bizneseve nga Saranda, u pritën përzemërsisht nga Kryetari i Komunës, Ardian Gjini e bashkëpunëtorët e tij. Mes tyre u shkëmbyen mendime e përvoja të dobishme, për më të mirën mes Gjakovës dhe Sarandës.

TURI “DITËT E SARANDËS NË KOSOVË”, NIS ME PRITJEN E DELEGACIONIT NGA KRYETARI I KOMUNËS SË PRISHTINËS

I pari i takimeve zyrtare të ekipit nga Saranda, që gjendet në Prishtinë në kuadër të organizimit të “Ditëve të Sarandës” atje, ishte ai që rezervoi i pari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Ai i ka mirëseardhur miqtë e vëllezërit e një gjaku dhe ka vlerësuar shumë lëvizjen promocionale drejt Prishtinës e disa qyteteve të tjera, në prag të nisjes së sezonit të ri veror. Kryebashkiaku i Sarandës Adriam Gurma, duke falenderuar për pritjen e rezervuar, tha se Kosova dhe sidomos Prishtina ze kreun e pushuesve që preferojnë Sarandën apo Ksamilin. “Me turet që ne si Bashki dhe biznese kemi bërë traditë të organizojmë “Ditët e Sarandës”, – u shpreh Kryetari Gurma-prezantojmë ofertën e re edhe për vitin 2022”. Ai ka shprehur shumë mirënjohje që Kosova ka qenë arësyeja e mbijetesës së turizmit të Sarandës, edhe në vështirësitë e krijuara për shkak të pandemisë në dy vitet e fundit. Pasi tha se edhe në fushën e artit dialogu mes Sarandës dhe Prishtinës ka funksionuar mirë, me ekspozitat e disa piktorëve nga Kosova në Galerinë “Art-Saranda, apo në kuadër të Kolonisë “Artistët për Gratë”, ai nënvizoi praninë e shtuar të bizneseve kosovare në Sarandë e Ksamil, kryesisht ato të pastiçerisë, bukës etj. Në përfundim të vizitës dhe pritjes shumë vëllazërore në zyrën e Kryekomunarit Rama, Kryetari Gurma u shpreh se “Kemi ardhur tek ju edhe me një pretendim dhe propozim: që mes Prishtinës kryeqytet të Kosovës dhe Sarandës kryeqytet të turizmit, dy Kryetarëve të sotëm t’u njihet merita e lidhjes së një marrëveshjeje binjakëzimi”. Propozimi i tij u prit me shumë entuziazëm dhe gatishmëri nga qytetari i parë i Prishtinës, duke thënë janë të gjitha kushtet që nga të dy anët të nisin procedurat. Takimi Rama-Gurma u mbyll me shkëmbim suveniresh e dhuratash simbolike për dy qytetet, para të cilave u hap perspektiva e afërt e lidhjeve binjakëzuese.

EUROPA NË SYTË E TË RINJVE

Kështu titullohej veprimtaria e organizuar në kuadër të 9 Majit, nga Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë e Sarandë:, në bashkëpunim me Zyrën Vendore të Arsimit. Fokusi i kësaj veprimtarie ishte që çdo qytetar e sidomos çdo i ri t’i shohë dhe gjejë vlerat europiane në qytetin e komunitetin e vet. Për këto që përfaqëson BE u fol konkretisht. Ndërkaq, aktiviteti u pasurua edhe ekspozimin e punimeve krijuese, të sjella nga nxënësit e shkollave. Veprimtaria u ndoq mw interes nga nxënës, mësues, nga zyrtarë, qytetarë dhe media.