Turi i vizitave të zyrtarëve bashkiakë dhe bizneseve turistike të Sarandës, patën mjaftueshëm vëmendje nga autoritetet e Prishtinës, hapësirën e duhur për promocion dhe interesin e madh të mediave. Pas Kryetarit Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, një pritje të veçantë rezervoi Kryetari i Kuvendit të Kodovçs, Glauk Kujovca, për kreun e Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, kryetarin e Këshillit Bashkiak, Asaf Stroka dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit. Mes tyre u diskutua mbi intesifikimin e shkëmbimeve, jo vetëm në turizëm, por edhe mundësitë e projekteve dhe zhvillimin e risive inovative me interes dypalësh. Në takimin me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe të Tregëtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me përfaqësues të operatorëve turistikë, fol gjerësisht për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Për qasjen në këtë fushë dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes bizneseve Prishtinë-Sarandë, u bashkëbisedua edhe në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Veprimtaritë në kuadër të “Ditëve të Sarandës” në Prishtinë, kulmuan me performacën promocionale dhe artistike në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Në prani të Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe të Tregëtisë, Rozeta Hajdari, të kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, të Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, si dhe me praninë e operatorëve turistikë, të Sarandës e Kosovës dhe qytetarë të Prishtinës, u prezantua oferta turistike 2022, destinacionet më të rëndësishme të këtij viti. Grupe artistike të Qendrës Kulturore dhe QKF të Sarandës performuan para publikut prishtinas, ndërkohë që në mjediset e Sallës dë Kuqe u ekspozuan matrriale promocionale të turizmit dhe agroturizmit të Sarandës. Një ndalesë e posaçme çër vizitë zyrtare, u bë në Komunën e Gjakovës, me të cilën Saranda është e binjakëzuar. Atje grupi i bashkiakëve dhe bizneseve nga Saranda, u pritën përzemërsisht nga Kryetari i Komunës, Ardian Gjini e bashkëpunëtorët e tij. Mes tyre u shkëmbyen mendime e përvoja të dobishme, për më të mirën mes Gjakovës dhe Sarandës.














