NJOFTIM PER MBLEDHJEN E KESHILLIT BASHKIAK DATE 30.06.2025

NJOFTIM

Ju njoftojmë se ditën e hënë më datë 30.06.2025 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

  1. P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Maj 2025”.
  2. P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Maj 2025”.
  3. P/vendim “ Për një shtesë në Vendimin e Këshillit të Bashkisë Sarandë 22 datë 28.10.2019 “Për zbatimin e VKM 329 datë 22.05.2019”.
  4. P/vendim “ Mbi zëvendësimin e vakancave të krijuara në komisionet e Këshillit Bashkiak Sarandë”.
  5. P/vendim “ Për miratimin e shtetasit N.RR për tu trajtuar në Qendrën Polivalente Ditore të të moshuarve “ Feti Rugji” Sarandë”.
  6. P/vendim “Për një shtesë në Vendimin e Këshillit Bashkiak NR.49 datë 30.04.2025 Për miratimin e listës të familjeve që do të përfitojnë nga program i strehimit banesave me kosto të ulët subvensionimit të interesave të kredisë me kushtet lehtësuese nga shteti për vitin 2025”.
  7. P/vendim “ Për një ndryshim në buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2025”.
  8. P/vendim “ Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2026-2028 Faza e I ”.
  9. P/vendim “ Miratim i korrigjimit të gabimeve materiale”.
  10. Raport i monitorimit të buxhetit të Bashkisë Sarandë për periudhën Janar-Prill 2025”.

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Qershor, ora 10:00.
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Qershor, ora 11:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Qershor, ora 13:00 .
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Qershor, ora 11:00.
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Qershor, ora 13:00.

 

KRYETAR

ASAF   STROKA