ADRIAN GURMA: TAKIM ME THEMELIN E QEVERISJES VENDORE

Turit të dëgjesave publike që Bashkia Sarandë organizon me komunitetet dhe grupet e interesit, i ka paraprirë takimi i Kryebashkiakut Adrian Gurma me administratoren e Njësisë Administrative Ksamil dhe me kryetarët e katër fshatrave, që janë pjesë e territorit administrativ të Bashkisë Sarandë. E quaj shumë të rëndësishëm komunikimin paraprak me ju-u tha atyre kreu i Bashkisë Gurma-pasi ju jeni themeli i qeverisjes vendore dhe njohës të kërkesave, shqetësimeve dhe prioriteteve, të cila na vlejnë për t’i ditur që të bëjmë një projektbuxhet sa më real për vitin 2023”. Kryetari i Shelegarit Ilmi Beduli tha emergjente kanë shtrimin me beton të 100 m rrugë, si dhe projektin për ndriçimin e bërjen e azhornimit urbanistik. Dhimitër Telo, Kryetar i Çukës veçoi si prioritare bërjen e rrethimit për varrezat, lejimin e ndërtimeve shtesë dhe marrjen e çertifikatës pronësore. Në cilësinë e kryetarit të Gjashtës, Karafil Allkushi, ka kërkuar që buxheti i 2023 të mbështesë zgjerimin e varrezave, rrugë për lidhjen me 40 Shenjtorët e rrugën për Lëkurës, si dhe përmirësim në ndriçimin publik. Shtrirje të ndriçimit publik në gjithë territorin, si dhe sistemimin e sheshit e rehabilitim të rrugëve me gropa, veçoi si parësore kryetari i Metoqit, Kastriot Mërkuri. Ndërsa administratorja e Ksamilit, Valbona Oruçi tha se investimet në 2023 duhet të orientohen me përparësi në lafjen e sipërme dhe në rrugën e qendrës shëndetsore etj. Kryebashkiaku bëri me dije se Ksamili do të jetë përfituesi edhe nga një projekt i madh nga qeveria shqiptare, prek 15 milionë euro dhe se shpejt do të bëhet me treg fruta-perimesh. Kryetari Gurma i ka siguruar kryetarët e fshatrave se çdo fshat do të ketë pjesën e vet në buxhetin Bashkisë për 2023, i cili do të sjellë rtitje të investimeve në fshatra, pasi këtë e lejon tejkalimi i të ardhurave.

 

TRYEZË ME “TË URTËT” E QYTETIT

Në vijim të dëgjesave publike me fokus projektbuxhetin e vitit 2023, Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma realizoi një takim të frytshëm me Forumin Qytetar, të njohur ndryshe edhe me termin “Të urtët e Qytetit. Kryetari Gurma u shpreh falenderues ndaj tyre, që janë qytetarë aktivë, të ndjeshëm e të shqetësuar për mbarëvajtjen e punëve në komunitet edhe jashtë takimeve informale. Ai nënvizoi si arritje të parë mbarësinë e sezonit këtë vit, duke u shprehur se nuk ka familje pa u prekur pozitivisht nga kjo arritje, edhe për faktin që u investua si në infrastrukturë edhe në ngritjen e standartit të shërbimeve. Ata që e morën fjalën prej të pranishmëve bënë vlerësime pozitive të përmirësimit të destinacionit e të efekteve të organizimit të Ditëve të Sarandës në Kidovë, ndërkohë që shfaqën mendime e opinione për rritjen më tej të performancës. Si më prioritare u veçuan investimet për të patur 24 orë ujë, ai për zbutjen e vështirësive për parkim, për mobilitetin në qytet, për fuqizimin e promocionit dhe shpërndarjen e informacionit turistik. Disa vunë në dukje impaktin e dukshëm që erdhi nga qasja e të bërit turizëm të integruar dhe u kërkua më shumë prani në Panaire kombëtarë e ndërkombëtarë për turizmin. Zgjerimi më tej i hapësirës që destinohet për plazhe publike, ishte një ndër pikat e vëmendjes së tryezës. Po kështu, me theks të veçantë u fol për kualifikimin e organizuar të stafeve të shërbimit në turizëm, duke dendësuar worshopet e forma të tjera kuakufikimi, ku nxënësit e shkollës profesionale duhet të japin tonin. Nevoja e mbrojtjes së pastërtisë së ujërave të detit, u tha se është faktor bazë për ta bërë më të kërkuar për të pushuar Sarandën.

ZHVILLOHET MBLEDHJA E RADHËS E KËSHILLIT BASHKIAK

Mbledhja e radhës, e muajit tetor të Këshillit Bashkiak, është pritur me mjaft interes. Kjo lidhet me fokusin e problematikave që ajo vuri në rendin e ditës. Interesi i parë ishte i personave që trajtohen me ndihmë sociale nga bllokskema dhe nga të ardhurat e Bashkisë, që zuri vendin e parë të vendimmarrjes lokale. Në këtë kontekst, por me vizion shumë më të gjerë, u miratua plani social për 3 vitet e ardhshme 2023-2025, si dhe u miratua programi buxhetor afatmesëm 2023-2025 i rishikuar. Këshilltarët u njohën dhe diskutuan edhe rreth raportit 9-mujor të veprimtarisë financiare të Bashkisë së Sarandës. Një fokus më vete ishte ajo mbi vazhdimësinë e aktivitetit futbollistik për sezonin 2022-2023. Gjithashtu, u miratua marrëveshja e subjektit të kompetencave të përbashkëta ujësjellës-kanalizime.

 

“MIRËNJOHJA E QYTETIT” PËR KOLOSIN E POLIFONISË NEÇO MUKO DHE GRUPIN E TIJ

Saranda hoqi pluhurin e harresës dhe hodhi prozhektorët e nderimit për Nestor (Neço) Mukon, gurvënësin e parë të polifonisë së Bregut dhe lëvizjen muzikore e teatrore të Shoqërisë “Pif-Paf”, gati një shekull më parë në qytetin e Sarandës. Projekti kulturor “Merrm’, o Val’, o Det”, ishte kthim i vëmendjes dhe nderim i kësaj lëvizjeje, që i dha Sarandës së viteve 1927-1934 koncerte polifonie, shfaqje teatrore dhe karnavalesh, falë pasionantit Neço Muko dhe talenteve që ai afroi e zhvilloi rreth vetes. Veprimtaria, që pati kujdesin e posaçëm të Kryetarit të Bashkisë, Adrian Gurma, u organizua në 123-vjetorin e linjdes së Neço Mukos dhe me dëshirën e ecjes në gjurmët e arta që ai ka lënë si trashëgimi të vyer në Sarandë. Kryebashkiaku Adrian Gurma dhe studjuesi i veprës veprës së Neço Mukos, Niko Kotherja, bënë së bashku zbulimin e pllakës memroiale pranë ndërtesës së Postës së qytetit, atje ku ishte skena e koncerteve dhe shfaqjeve të grupit të Neço Mukës. Kjo është shoqëruar me një performancë karnavalesh nga nxënës të shkollës “9 Tetori” të Sarandës, duke evokuar kohën kur Neço Muka i dhuronte edhe shfaqje karnavalesh qytetarëve të Sarandës. Në shetitore u vizitua me shumë interes ekspozita fotografike nga veprimtaria e grupit, që e plotësuan vitrinat me dokumenta e relike autentike nga kjo veprimtari artiatike, ku vend të posaçëm zinin pllakat origjinale të gramafonit, me këngë të rregjistruara nga grupi në Paris. “Neço Muko jetoi fare pak, pasi kur ishte vetëm 35 vjeç u nda nga kjo jetë, por arti që ka lënë si pasuri ndër ne, është si të kishte jetuar një shekull dhe shekuj të tjerë do jetojë. Është tamam ajo që thuhet shpesh që një njeri mbetet i pavdekshëm kur i jeton vepra”, u shpreh në fjalën e vet Adrian Gurma. Informacion intetesant artistik e historik rreth personalitetit të Neço Mukos dhe grupit, solli referati i studjuesit dhe koleksionistit Niko Kotherja. Ndërkaq Prof. Josif Papagjoni u ndal në vlerat që Shoqëria “Pif-Paf” krijoi në gjinitë muzikore dhe teatrin, duke nënvizuar se bëri një jetë modeste ekonomike, por shumë të pasuruar kulturalisht, që e ka hak një bust. Me mjaft kërshëri u ndoq ligjërimi mbi veçoritë e këngëve të grupit të Neço Mukos nga studjuesi dhe poeti Timo Mërkuri. Zërat e rrallë të grupit polifonik të Himarës, sollën emocion dhe provuan se janë vazhdimi i të njëjtës traditë. Moment kulmor i veprimtarisë ishte dorëzimi i Medaljeve “Mirënjohja e Qytetit”, pasardhësve të Neço Mukos dge pasardhësve të bashkëpunëtorëve të tij: Koço Çakalli, Pano Kokaveshi, Andrea Bala, Dhimitër Rumbo, Tefta Tashko Koço, Llambi Turturlli, Tula Paleologu e Klea Jorga nga Bukureshti i Rumanisë. Veprimtaria zgjoi mjaft emocion, përcolli informacion dhe pati impakt në qytet.