Në vijim të dëgjesave publike me fokus projektbuxhetin e vitit 2023, Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma realizoi një takim të frytshëm me Forumin Qytetar, të njohur ndryshe edhe me termin “Të urtët e Qytetit. Kryetari Gurma u shpreh falenderues ndaj tyre, që janë qytetarë aktivë, të ndjeshëm e të shqetësuar për mbarëvajtjen e punëve në komunitet edhe jashtë takimeve informale. Ai nënvizoi si arritje të parë mbarësinë e sezonit këtë vit, duke u shprehur se nuk ka familje pa u prekur pozitivisht nga kjo arritje, edhe për faktin që u investua si në infrastrukturë edhe në ngritjen e standartit të shërbimeve. Ata që e morën fjalën prej të pranishmëve bënë vlerësime pozitive të përmirësimit të destinacionit e të efekteve të organizimit të Ditëve të Sarandës në Kidovë, ndërkohë që shfaqën mendime e opinione për rritjen më tej të performancës. Si më prioritare u veçuan investimet për të patur 24 orë ujë, ai për zbutjen e vështirësive për parkim, për mobilitetin në qytet, për fuqizimin e promocionit dhe shpërndarjen e informacionit turistik. Disa vunë në dukje impaktin e dukshëm që erdhi nga qasja e të bërit turizëm të integruar dhe u kërkua më shumë prani në Panaire kombëtarë e ndërkombëtarë për turizmin. Zgjerimi më tej i hapësirës që destinohet për plazhe publike, ishte një ndër pikat e vëmendjes së tryezës. Po kështu, me theks të veçantë u fol për kualifikimin e organizuar të stafeve të shërbimit në turizëm, duke dendësuar worshopet e forma të tjera kuakufikimi, ku nxënësit e shkollës profesionale duhet të japin tonin. Nevoja e mbrojtjes së pastërtisë së ujërave të detit, u tha se është faktor bazë për ta bërë më të kërkuar për të pushuar Sarandën.



