PLANI I INTEGRITETIT BASHKIA SARANDË 2026-2028

Ky Plan Integriteti është rezultat i angazhimit të Bashkisë Sarandë për të forcuar transparencën, llogaridhënien  dhe etikën në veprimtaritë dhe vendimmarrjen e pushtetit  vendor. Përmbajtja e këtij plani pasqyron analizat, vlerësimet dhe rekomandimet profesionale të përgatitura me kujdes  dhe përkushtim, me qëllim ngritjen e mekanizmave të brendshëm për mbrojtjen e integritetit institucional dhe  parandalimin e praktikave të cenueshme ndaj tij. Ky dokument synon të shërbejë si një udhërrëfyes praktik për organet e qeverisjes vendore.

 

 

Konsultim publik për Planin vendor social, 2026-2028

NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN

 

Titulli : Konsultim publik për Planin vendor social, 2026-2028.

 

Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë Z. Oltion Caci.

 

Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Sarandë ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me Planin vendor social, 2026-2028

 

Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në Bashkinë Sarandë, sipas kalendarit më poshtë:

 

                                 Data                         Ora                      Vendi

Sarandë                06.08.2025            11.00                  Salla e mbledhjeve në  bashki

 

PLANI SOCIAL VENDOR 2026-2028 BASHKIA SARANDË

Planet lokale për shërbimet e kujdesit shoqëror janë një detyrim i bashkisë në përputhje me
Ligjin (121/2016) “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjit
139/2015 ‘’ Për vetqeverisjen Vendore ‘
Ky dokument është hartuar nga Drejtoria e Kujdesit Social, Bashkia e Sarandë, nën kujdesin e
znj. Anila Pikuli, dhe znj. Emanuela Çetri me kontributin e ZV/kryetarit të bashkisë Z. Florjan
Sali, mbështetur nga grupi i punës i përbërë nga Znj. Teuta Maze, Znj. Garufo Koka, Znj. Irena
Vjeri, Znj. Elvira Sadikaj, në konsultim me të gjithë aktorët lokalë dhe kujdesin personal të
kryetarit të bashkisë z. Oltion Çaçi.

 

 

 

Bashkëngjitur materiali (kliko për dokumentin)

NJOFTIM PER MBLEDHJEN E KESHILLIT BASHKIAK DATE 30.07.2025

NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e mërkurë më datë 30.07.2025 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

  1. Informacion mbi situatën e rendit dhe sigurisë publike në territorin e Bashkisë Sarandë nga institucionet ligjzbatuese.
  2. P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Qershor 2025”.
  3. P/vendim“Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Qershor 2025”.
  4. P/vendim “Për një shtesë në vendimin e Këshillit të Bashkisë nr.44, datë 30.08.2024”.
  5. P/vendim “Për miratimin e draft marrëveshjes së partneritetit për projektin zhvillimi i përvojave dixhitale dhe interaktive të tregimit të historive në galerite e artit dhe muzetë”.
  6. P/vendim“Për miratimin e të ardhurave dhe të tavaneve përfundimtare të shpezimeve pë programit vendor afatmesëm 2026-2028”.
  7. P/vendim “ Për një ndryshim në buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2025”.
  8. P/vendim“Për miratimin në parim të dhënies me qira, me konkurrim, të një sipërfaqeje prej 60 ha,pjesë e pasurisë me nr.8 dhe nr.15 zona kadastrale 2806 për zhvillim aktiviteti prodhim energjie nga burime të rinovueshme, nëpërmjet paneleve fotovoltaike”.
  9. P/vendim “ Miratim i korrigjimit të gabimeve materiale”.
  10. Informacion për situatën e pastrimit në territorin e Bashkisë Sarandë .

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Korrik, ora 10:00.
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Korrik, ora 11:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Korrik, ora 13:00 .
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Korrik, ora 11:00.
  • Komisioni i arsimit,kulturës, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Korrik, ora 12:00.
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Korrik, ora 13:00.

 

KRYETAR

ASAF   STROKA