Pamjen e re të rrugës “Butrinti”, do të lehtësojë dhe do të shkurtojë kohën e qarkullimit të automjeteve.
Pamjen e re të rrugës “Butrinti”, do të lehtësojë dhe do të shkurtojë kohën e qarkullimit të automjeteve.
Viti 2023 ka shënuar intensifikimin e punimeve për transformim në imazh dhe në kushte, në shkollën “Adem Sheme” të qytetit të Sarandës, më historikja për këtë qytet, e çelur në vitin 1920. Projekti që ka nisur të zbatohet përfaqëson rikonstruksion të thellë të anës ndërtimore dhe të imazhit të kësaj shkolle, ndërkohë që investimi do të sjellë në standarte bashkëkohore mjediset mësimore. Punën që është duke u bërë në këto ditë të para të vitit 2023, e inspektoi Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma, i shoqëruar me staf drejtuesish nga Bashkia. Nga kontaktimi dhe komunikimi me zbatues të projektit të rikonstruksionit, Kryebashkiaku Gurma u njoh me fazat që do të ndjekin punimet. Ai kërkoi që çdo punë të kryhet me cilësi të lartë dhe me ritëm në rritje, me synimin që, nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle, vitin e ardhshëm mësimor ta nisin në shkollën e rikonstruktuar plotësisht e cilësisht dhe në mjedise komode e të përmirësuara dukshëm.
Mbledhja e fundit për këtë vit, e vendimmarrësve vendorë, ka qenë njëherësh edhe më e rëndësishmja. Të tillë e bëri atë një prej pikave të vëna në rendin e ditës, që ishte shqyrtimi i projektit të buxhetit, thënë ndryshe mënyra e ndarjes dhe përdorimit të “portofolit” të qeverisjes vendore për vitin 2023. Mbi bazën e materialit të paraqitur nga ekzekutivi dhe duke dëgjuar analizën e komisioneve të veçanta që i bënë projektit të ri, këshilltarët drejtuan pyetje për sektorë e problematika të veçanta dhe bënë diskutime, duke shfaqur opinionet e tyre. Një pikë e fortë e hartimit të këtij projektbuxheti, ishte evidentimi i propozimeve e sugjerimeve të marra gjatë dëgjesave të bëra me komunitetet dhe grupet e interesit. Me to, për herë të parë u përgatit një manual që ndihmoi për reflektimin në projekt, të drejtimeve të vlerësuara si prioritete për t’u mbështetur financiarisht, në fushën e investimeve dhe shërbimeve. Për vështrim më të thelluar në elemente të veçanta të projektbuxhetit, pyetjet e këshilltarëve morën përgjigje adekuate nga shpjegimet e dhëna prej Kryebashkiakut Adrian Gurma, si dhe nga drejtorë të drejtorive të veçanta, si: e Financës e Ekonomisë, e Shërbimeve Publike, e Politikave Sociale, nga drejtoria Juridike, e Tatim-Taksave etj. Pas pyetje-përgjigjeve dhe diskutimeve të bëra, këshilltarët i dhanë njëzëri votë miratuese projektbuxhetit të vitit 2023. Ky buxhet është në shumën 1.6 miliardë e 200 milionë lekë ose 25% më i lartë se ai i vitit 2022, ndërkohë që 35% e tij destinohen të shkojnë për investime. Mbledhja e dhjetorit 2022 e Këshillit Bashkiak mori edhe vendime të tjera, që lidhen me dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 30 Nëntor 2022 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike; me dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë nëntor 2022, si dhe me kalendarin e programit buxhetor afatmesëm 2024-2026; me bursat për nxënësit e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2022-2023; me saktësim të vendndodhjes së parcelave të ndara me Këshill Bashkiak,në studimet e miratuara nga K.R.R.T.RSH etj.
Vlerësimi për të pasionuarit e basketbollit, pjesëmarrës në ekipet zinxhir “Butrinti” në këtë sport të bukur, është kthyer në festë të vërtetë, brenda atmosferës së festave të fundvitit. Palestra e shkollës Hoteleri- Turizëm “Antoni Athanas”, që ka rritur në vite këta sportistë dhe këtë lëvizje sportive, reflektoi këtë atmosferë, deri tek koshat, që në vend të topave, mbanin brenda tullumbacet shumëngjyrëshe të festës. Ajo ka nisur me një takim duarsh mes nxënësve-basketbollistë dhe qytetarit të parë, Adrian Gurma. Me sfond urimin e gërmëzuar “Gëzuar 2023!”, të shkruar me tullumbace të arta dhe në front kupat e fituara, medaljonet dhe stimujt, ceremonia ka nisur me kryefjalë mirënjohjen. Mirënjohje për çdo nxënës, që ka kaluar në kurset e basketbollit, duke u përfshirë në projektin për të zhvilluar e për t’u zhvilluar me këtë sport, mirënjohje për prindërit, mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Bashkia e Sarandës, falë vëmendjes së Kryetarit të saj, Adrian Gurma, mirënjohje për trajnerin Bruno Hajno. Këto ka thënë trajneri i palodhur dhe sfidant i moshës, Pajtim Seferi. “Jemi munduar dhe jemi investuar shumë për të ardhur në këtë ditë, që nga nxënësit, prindërit, trajnerët dhe Bashkia. Të gjithë besuam në këtë projekt dhe të gjithë jeni sot kampionë”, tha ndër të tjera Kryebashkiaku Adrian Gurma. Ai nënvizoi se jo medoemos të gjithë do të jenë sportistë të mirë, por e sigurtë është se sporti dhe përparimi në mësime, na ndihmon për t’u bërë njerëz të mirë dhe qytetarë të mirë. Në këtë atmosferë festive e miqsore, nga një prej vajzave basketbolliste Kryetarit Adrian Gurma iu dha dhuratë fanela e basketbollit”Butrinti”, me numrin 10. Për më shumë se 200 nxënës-basketbollistë u shpërnda Çertifikata e Pjesëmarrjes dhe e vlerësimit për rezultate të larta, në aktivitetet sportive të vitit 2022. Për 16 individët më të mirë, Çertifikata e Pjesëmarrjes u shoqërua edhe me medaljen përkatëse. Të gjithë të pranishmit provuan emocione të veçanta të këtij promovimi dhe momentet më të bukura u fiksuan në qindra fotografi.