Viti 2023 ka shënuar intensifikimin e punimeve për transformim në imazh dhe në kushte, në shkollën “Adem Sheme” të qytetit të Sarandës, më historikja për këtë qytet, e çelur në vitin 1920. Projekti që ka nisur të zbatohet përfaqëson rikonstruksion të thellë të anës ndërtimore dhe të imazhit të kësaj shkolle, ndërkohë që investimi do të sjellë në standarte bashkëkohore mjediset mësimore. Punën që është duke u bërë në këto ditë të para të vitit 2023, e inspektoi Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma, i shoqëruar me staf drejtuesish nga Bashkia. Nga kontaktimi dhe komunikimi me zbatues të projektit të rikonstruksionit, Kryebashkiaku Gurma u njoh me fazat që do të ndjekin punimet. Ai kërkoi që çdo punë të kryhet me cilësi të lartë dhe me ritëm në rritje, me synimin që, nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle, vitin e ardhshëm mësimor ta nisin në shkollën e rikonstruktuar plotësisht e cilësisht dhe në mjedise komode e të përmirësuara dukshëm.