Bashkia Sarandë në bashkëpunim me Woman Center for Development and Culture Albania – WCDCA, fton të rinjtë e moshës 15 – 25 vjeç të marrin pjesë në trajnimin mbi rolin e të rinjve në ndërtimin e Paqes dhe Sigurisë në komunitet, në kuadër të projektit “UNSCR 2250 në Veprim: Rinia për Paqe dhe Siguri në Shqipërí” , mbështetur nga ZIVIK në bashkëpunim me Ministrinë e Rinisë dhe Fëmijëve. Rezoluta 2250 e Sigurimit të OKB-së, miratuar në vitin 2015, njeh rolin kyç të të rinjve në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes. Ajo bazohet në pesë shtylla kryesore: pjesëmarrja, mbrojtja, parandalimi, partneriteti, shkeputja dhe ri-integrimi, duke theksuar nevojën për përfshirje aktive të të rinjve në vendimmarrje, mbrojtjen e tyre nga dhuna, promovimin e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve dhe institucioneve në kontekstet e konfliktit dhe pas-konfliktit.
Ju lutem regjistrohuni ne linkun:
Klikoni linkun dhe plotësoni anketën mbi rolin dhe angazhimin e të rinjve:
Bashkëngjitur materiali (kliko për dokumentin)