NJOFTIM PER MBLEDHJEN E KESHILLIT BASHKIAK DATE 29.08.2025

NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 29.08.2025 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

  1. P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Korrik 2025”.
  2. P/vendim“Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Korrik 2025”.
  3. P/vendim“Për miratimin e marrëveshjes për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta midis njësive të vetëqeverisjes vendore dhe këshillit të ministrave të republikës së shqipërisë për rritjen e kapaciteteve te qeverisjes vendore, akademia e trajnimit të njësive të vetëqeverisjes vendore të republikës së shqipërisë (talga)”.
  4. P/vendim “Për miratimin e planit social vendor 2026-2028 të Bashkisë Sarandë” .
  5. P/vendim “ Për miratimin e planit të arsimit parauniversitar 2026-2028 të Bashkisë Sarandë”.
  6. P/vendim “Për miratimin e planit vendor të veprimit për barazinë gjinore 2025-2030”.
  7. P/vendim “Për miratimin e planit të integritetit të Bashkisë Sarandë 2026-2028”.
  8. P/vendim “ Miratim i korrigjimit të gabimeve materiale”.
  9. Informacion për masat e marra për fillimin e vitit shkollor 2025-2026.

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Gusht, ora 10:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Gusht, ora 12:00 .
  • Komisioni i arsimit,kulturës, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Gusht, ora 10:00.
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Gusht, ora 12:00.

KRYETAR

ASAF   STROKA

KONSULTIM PUBLIK PËR PLANIN VENDOR I ARSIMIT PARAUNIVERSITAR, 2026-2028

NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN

 

Titulli : Konsultim publik për Planin Vendor i Arsimit Parauniversitar, 2026-2028.

Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë Z. Oltion Çaçi.

Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Sarandë ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me Planin Vendor i Arsimit Parauniversitar, 2026-2028.

Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në Bashkinë Sarandë, sipas kalendarit më poshtë:

Data                         Ora                        Vendi

 

Sarandë                               20.08.2025                 11.00                Salla e mbledhjeve

 

Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve: teuta­_maze@yahoo.com dhe keshillibashkiaksr@gmail.com

 

Linku i dokumentit: https://bashkiasarande.gov.al/2025/08/12/plani-i-arsimit-parauniversitar-ne-bashkine-sarande-2025-2028/

Pjesëmarrës:

  • Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, administrata e bashkisë
  • Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Sarandë, organizata joqeveritare, shoqëri civile dhe grupe interesi.     (kliko për dokumentin)

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK, PVBGJ

NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN

 

Titulli: Konsultim publik për Planin vendor të veprimit për barazinë gjinore, 2025-2030.

Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë Z. Oltion Çaçi.

Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Sarandë ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me Planin vendor të veprimit për barazinë gjinore, 2025-2030.

Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në Bashkinë Sarandë, sipas kalendarit më poshtë:

Data                    Ora                        Vendi

 

Sarandë                                   21.08.2025                  11.00               Salla e mbledhjeve

 

Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve: irevjeri@hotmail.com dhe keshillibashkiaksr@gmail.com

 

Linku i dokumentit: https://bashkiasarande.gov.al/2025/08/12/plani-vendor-i-barazise-gjinore/

 

Pjesëmarrës:

  • Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, administrata e bashkisë
  • Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Sarandë, organizata joqeveritare dhe shoqëri civile. (klikoni për dokumentin)