Në këto ditë të pazakonta për të gjithë, së bashku me Ministren e Financave dhe të Ekononisë, Anila Denaj, ripamë kushtet në të cilat marrin trajtim dhe asistohen njerëz të kategorive sociale nga stafet e institucioneve tona të specializuara.
Rivlerësuam investimin në përfundim e sipër nga Bashkia, që mundëson nisjen së shpejti nga funksionimi i Qendrës Multifunksionale për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Fuqizimin e Familjes. Njëherësh, pamë nga afër dhe u njohëm me punimet përmirësuese të mjediseve në Qendrën e Zhvillimit të Fëmijëve me aftësi ndryshe, si dhe në Qendrën Ditore Polivalente, ku ofrohet trajtim dhe socializim për të moshuar të vetmuar.


























