Ekipi i futbollit “Butrinti” ka vijuar edhe këtë javë serinë e fitoreve, duke mundur në Sarandë ekipin e Skraparit, me rezultatin e thellë 4-0, me dy gola të shënuar nga Gurma e nga një gol të Llojit e Kordhës.
Me këtë fitore, ekipi vazhdon të kryesojë tabelën e klasifikimit, me 25 pikë, në 10 ndeshje, dy më shumë se ndjekësit më të afërt Labëria e Maliqi, të cilët kanë nga një ndeshje më pak.
Javēn e ardhshme Butrinti udhëton drejt Kuçovës, në një ndeshje vendimtare për arritjen e objektivit: ngjitjen në Kategorinë e Parë.



