Së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë znj Anila Denaj në takimet me dy biznese në Sarandë, pamë qartazi se sa e rëndësishme është të gjesh veten në aktivitetin tënd ekonomik. Një model është Kristaqi në një mobileri me ecuri të mirë në treg për 15 vite dhe me numër të qëndrueshëm të punësuarish. Historia e tij e suksesit është e konkretizuar me rritjen e kërkesave të klientëve për produktet e kësaj mobilerie.
Modeli tjetër është ai i Eduart Gjoni dhe bashkëpuntorit Edison Rraku të lidhur ngushtësisht me profesionin. Mbarimi i një shkolle profesionale i futi në rradhët e profesionistëve të rinj. Përtej kësaj,guxuan dhe hapën një servis makinash, ku janë sot ndër më të kërkuarit.
Këta janë dy shembuj të njerëzve të punës, që ia kanë dalë të lidhin fort ciësitë profesionale me dëshirën për të vendosur standarte në punën e tyre.
Klima e mbështetjes që gjejnë te qeverisja vendore, u kthehet në avantazh.



