INSPEKTIM NË QENDRËN BURIMORE TË MBETJEVE TË RICIKLUESHME NË VOLLODER

Menaxhimi i përmirësuar i mbetjeve të riciklueshme për një qytet si Saranda, është me ndikim të drejtpërdrejtë në imazhin turistik. Me këtë vlerësim, Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma pa sot nga afër punën që bëhet për funksionimin e Qendrës së mbetjeve të riciklueshme në Volloder dhe nisjen e përdorimit nga qytetarët të koshave të parë prej rrjete, të vendosura përgjatë shetitores së re, të dyja financin i qeverisë gjermane përmes projektit të GIZ.
E para krijon kapacitetet për të grumbulluar mbetje të riciklueshme e për t’i shitur më tej në treg, ndërsa koshat rrjetë mundësojnë grumbullimin e diferencuar të mbetjeve plastike, alumin dhe letër e karton.
Ky investim i qeverisë gjermane në Volloder e Sarandë, i kalon 23 milionë lekë dhe përfaqëson një fushë të rëndësishme të bashkëpunimit të Bashkisë së Sarandës dhe projektit “Menaxhimi i Modernizusr dhe Miqësor me Mjedisin dhe Riciklimin në Shqipëri”.

TAKIM PUNE ME KREUN E RAIFFEISEN BANK NË SHQIPËRI

Dita e sotme e punës për Kryebashkiakun Adrian Gurma, ka nisur me një takim pune me z. Cristian Canacaris, Drejtor i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri.
Kreu i Bashkisë Gurma ka qenë falenderues për praninë e Raiffeisen Bank me investime të rëndësishme në Sarandë.
Gurma dhe Canacaris diskutuan mes tyre për hapësira e mundësi të reja bashkëpunimi, me impakt në zhvillimin cilësor të turizmit dhe në jetën komunitare.

NË EVENTIN E UNIONIT TË GAZETARËVE PËR KOLEGUN 80 VJEÇAR PANAJOT ZOTO

Kryetari i Bashkisë z. Adrian Gurma ishte sot, bashkë me Kryetarin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa dhe gazetarë e intelektualë të qytetit, pjesë e eventit të komunitetit të gazetarëve të Sarandës.
Arësyeja ishte 80-vjetori i gazetarit Panajot Zoto.
Ai çmoi kontributin e tij të veçantë në gjurmimin e ritmit të jetës dhe në pasqyrimin e saj me vërtetësi e paanshmëri në median lokale e kombëtare, për 50 vite me radhë.
Nëpërmjet dorëzimit të “Çertifikatës së Mirënjohjes”, Kryetari Gurma shprehu vlerësimin e tij për modelin, që Panajot Zoto vazhdon të japë në media, duke sfiduar vitet e moshës, por edhe si intelektual me vizion e me dashuri për qytetin, si qytetar i shqetësuar për problematikat e rritjes dhe bashkëpunues për kapërcimin e tyre.

 

“Butrinti” në Kategorinë e Parë

Mbrëmja e 8 qershorit ishte e futbollistëve të “Butrintit” dhe e mbështetësve të skuadrës verdh e blu. Ishte një rrugë e gjatë dhe e vështirë për të ardhur tek prekja e asaj ëndrre që “Butrinti” të rikthehet me dinjitet dhe të bëjë futboll përkrah ekipeve të Kategorisë së Parë.

Çdo sakrificë ia vlejti, pasi tashmë ia kemi arritur, u shpreh kreu i Bashkisë dhe njëkohësisht Presidenti i ekipit, Adrian Gurma.
Mjeshtri i futbollit, trajneri Milto Gurma, ka falenderuar ekipin për shpirtin e fortë të garës, për përgatitjen e lartë dhe ambicien kolektive.
Marjo Gurma, njëherësh kapiten, tregoi për përpjekjet e mëdha, por edhe për emocionet e forta që provuan kur ktheheshin me fitore. Futbollisti tjetër Ermanel Lloji, solli emocionet e përjetuara sidomos në takimet play off. Ndërsa Kostandin Zaro, adninistrator i shoqërisë, shprehu falenderim që çdo pjesëtar i ekipit është pjesë dhe kontributor i fitores së madhe.

Nuk munguan as përshëndetjet e përzemërta të tifozërisë sarandiote, duke falenderuar çunat për këtë arritje.

Presidenti shpërndau Çertifikatat e Mirënjohjes për lojtarët, stafin teknik, autorët dhe kontributorët e fitores historike.
Të gjithë së bashku e kthyen në një mbrëmje të gëzueshme, në festën më të veçantë që do ta mbahet gjatë në kujtesë