Menaxhimi i përmirësuar i mbetjeve të riciklueshme për një qytet si Saranda, është me ndikim të drejtpërdrejtë në imazhin turistik. Me këtë vlerësim, Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma pa sot nga afër punën që bëhet për funksionimin e Qendrës së mbetjeve të riciklueshme në Volloder dhe nisjen e përdorimit nga qytetarët të koshave të parë prej rrjete, të vendosura përgjatë shetitores së re, të dyja financin i qeverisë gjermane përmes projektit të GIZ.
E para krijon kapacitetet për të grumbulluar mbetje të riciklueshme e për t’i shitur më tej në treg, ndërsa koshat rrjetë mundësojnë grumbullimin e diferencuar të mbetjeve plastike, alumin dhe letër e karton.
Ky investim i qeverisë gjermane në Volloder e Sarandë, i kalon 23 milionë lekë dhe përfaqëson një fushë të rëndësishme të bashkëpunimit të Bashkisë së Sarandës dhe projektit “Menaxhimi i Modernizusr dhe Miqësor me Mjedisin dhe Riciklimin në Shqipëri”.