Mbrëmja e 8 qershorit ishte e futbollistëve të “Butrintit” dhe e mbështetësve të skuadrës verdh e blu. Ishte një rrugë e gjatë dhe e vështirë për të ardhur tek prekja e asaj ëndrre që “Butrinti” të rikthehet me dinjitet dhe të bëjë futboll përkrah ekipeve të Kategorisë së Parë.
Çdo sakrificë ia vlejti, pasi tashmë ia kemi arritur, u shpreh kreu i Bashkisë dhe njëkohësisht Presidenti i ekipit, Adrian Gurma.
Mjeshtri i futbollit, trajneri Milto Gurma, ka falenderuar ekipin për shpirtin e fortë të garës, për përgatitjen e lartë dhe ambicien kolektive.
Marjo Gurma, njëherësh kapiten, tregoi për përpjekjet e mëdha, por edhe për emocionet e forta që provuan kur ktheheshin me fitore. Futbollisti tjetër Ermanel Lloji, solli emocionet e përjetuara sidomos në takimet play off. Ndërsa Kostandin Zaro, adninistrator i shoqërisë, shprehu falenderim që çdo pjesëtar i ekipit është pjesë dhe kontributor i fitores së madhe.
Nuk munguan as përshëndetjet e përzemërta të tifozërisë sarandiote, duke falenderuar çunat për këtë arritje.
Presidenti shpërndau Çertifikatat e Mirënjohjes për lojtarët, stafin teknik, autorët dhe kontributorët e fitores historike.
Të gjithë së bashku e kthyen në një mbrëmje të gëzueshme, në festën më të veçantë që do ta mbahet gjatë në kujtesë




















































































