Turistët e shumtë që vijnë në Sarandë, shijojnë jo vetëm diellin dhe detin, por edhe aktivitetet kulturore artistike që organizojmë çdo natë përgjatë shëtitores.
Turistët e shumtë që vijnë në Sarandë, shijojnë jo vetëm diellin dhe detin, por edhe aktivitetet kulturore artistike që organizojmë çdo natë përgjatë shëtitores.
Me mbështetjen e Bashkisë Sarandë, Kryetari Adrian Gurma me regjisorët Alfred Bualoti, Piro Milkani, akademikun Josif Papagjoni, producentin Edmond Xhumari e artdashës të shumtë, promovuan dhe ndoqën, filmin dokumentar ”E ardhmja fillon këtu” mbi historikun dhe ecurinë ndër vite të “Festivalit Ndërkombëtar të Butrintit”
Në prani edhe të Kryetarit të Bashkisë, Adrian Gurma, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, ku u miratuan:
🔹Raporti paraprak i programit Buxhetor Vendor Afatmesëm për vitet 2022-2024.
🔹Fushata e partneritetit të Këshillit të Bashkisë me qytetarët.
🔹Projektvendim për “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.
🔹Projektvendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1–30 Qershor 2021 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
🔹Lista e familjeve që do të përfitojnë subvencionimin e qirasë në tregun e lirë.
🔹Shitja nëpërmjet ankandit të aksioneve të shoqërisë “Klubi i Futbollit Butrinti” Sh.a.
Në përgjigje të interesit të disa këshilltarëve, Kryebashkiaku Gurma informoi për ecurinë e investimit për rrugën Lëkurës-Kanali i Çukës, për qasjen ndaj biznesit të ri të anijeve turistike, si dhe për shërbimin e pastrimit, duke kërkuar nga këshilltarët që edhe ata t’i bashkohen apelit të Bashkisë për një qytet të pastër dhe në mbrojtje të pasurisë e të mirave publike.
Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma u takua sot me drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Vlorë dhe drejtues të Komisariatit Sarandë, për të diskutiar mbi sezonin turistik, rendin publik, sigurinë, qarkullimin rrugor dhe bashkpunimin e ndërsjellë midis institucioneve, për manaxhimin sa më efikas të sfidave të përbashkëta.