Në prani edhe të Kryetarit të Bashkisë, Adrian Gurma, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, ku u miratuan:
🔹Raporti paraprak i programit Buxhetor Vendor Afatmesëm për vitet 2022-2024.
🔹Fushata e partneritetit të Këshillit të Bashkisë me qytetarët.
🔹Projektvendim për “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.
🔹Projektvendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1–30 Qershor 2021 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
🔹Lista e familjeve që do të përfitojnë subvencionimin e qirasë në tregun e lirë.
🔹Shitja nëpërmjet ankandit të aksioneve të shoqërisë “Klubi i Futbollit Butrinti” Sh.a.
Në përgjigje të interesit të disa këshilltarëve, Kryebashkiaku Gurma informoi për ecurinë e investimit për rrugën Lëkurës-Kanali i Çukës, për qasjen ndaj biznesit të ri të anijeve turistike, si dhe për shërbimin e pastrimit, duke kërkuar nga këshilltarët që edhe ata t’i bashkohen apelit të Bashkisë për një qytet të pastër dhe në mbrojtje të pasurisë e të mirave publike.































