Me mbështetjen e Bashkisë Sarandë, Kryetari Adrian Gurma me regjisorët Alfred Bualoti, Piro Milkani, akademikun Josif Papagjoni, producentin Edmond Xhumari e artdashës të shumtë, promovuan dhe ndoqën, filmin dokumentar ”E ardhmja fillon këtu” mbi historikun dhe ecurinë ndër vite të “Festivalit Ndërkombëtar të Butrintit”